Përse Vjosa? Bazuar në Planin e Përgjithshëm Kombëtar, ku territoret përgjatë Vjosës përfshihen në Parkun Kombetar të Vjosës, këto zona marrin një rëndësi të veçantë si potencial me vlera të mëdha natyrore e jo vetëm. Për këtë arsye, u pa e nevojshme që të zhvillohej një studim ku të vrojtohet e nxjerret në pah mundësite e zonave përreth Vjosës me qëllimin e mbrojtjes por edhe rijetëzimit të këtyre territoreve.
Si mund të realizohet kjo? Nisma qëndron brenda kufijve të propozimit të disa politikave të thjeshta, me fokus kryesor zhvillimin turistik në shërbim të rivitalizimit socio-ekonomik të zonës. Kjo nxitje do i shërbeje banorëve lokalë si dhe institucioneve të tilla si Bashkia dhe NGO. Pra, qëllimi kryesor është ai i krijimit të disa strategjive bazë për të nxitur këto zona drejt zhvillimit të turizmit me kosto të ulët e mjete modeste, por rezultat të shpejtë. Këto ide, mund të zhvillohën e përpunohen më tej prej individëve/institucioneve të lidhura me zonat në fjalë.
Territoret përgjatë luginës së Vjosës kanë qënë të populluara që në kohërat e hershme Kjo shprehet qartazi në mite e legjenda të shumta të kaluara brez pas brezi prej banorëve të zonës. Po ashtu janë gjetur objekte apo rrënoja arkologjike të cilat dëshmojnë për territore të banuara në Bënjë, Langaricë, Piskovë, Grykën e Këlcyrës, Petran dhe përreth Gurit të Qytetit. Po ashtu historia e pasur e këtyre zonave dëshmohet nëpërmjet objekteve të kultit si Kisha Shën Ilia në Buhal, manastiri i Shën Mërisë në Kosinë si dhe kishat post-bizantine të Shën Mërisë në Leusë. , Shnë Maria në Carshovë, Shën Sotiri në Tremisht, dhe Shën Koll në Lipë.
Udhë e udhëkryqe
Pas materialeve të mbledhura nëpërmjet vrotimeve dhe diskutimeve me banorët e këtyre zonave, mendohet se është e rendësishme që hapi i parë në mënyrë që të krijohet një vizion i përgjithshëm funskional për këto zona është evidentimi i disa pikave kyçe, të cilat do të funksionojnë si pika multimodale të menaxhimit të flukseve.
Përse është e nevojshme të përcaktohen këto pika?
Së pari, këto pika janë të vetëpërcaktuara si pasojë e ndërthurjeve të akseve kryesore të flukseve. Pra, përcaktimi i tyre si pika multimodale vjen në mënyrë të natyrshme.
Së dyti, këto pika do funksionojnë jo vetëm si nyje infrastrukturore, por edhe si nyje tërheqëse dhe dhënië informacioni. Duke qënë se nyjet e përcaktuara kanë pozicion strategjik, mendohet se mund të funksionojnë më së miri si pika tërheqje (pika që japin informacion mbi aktivitetet e Parkut Kombëtar të Vjosës).
Fieri është një pikë multimodale e përcaktuar prej Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Në shkallën e rajonit të Parkut Kombëtar të Vjosës është e nevojshme të përcaktohen nyje më të vogla multimodale, të cilat do të shërbejnë si:
- pika shpërndarëse informacioni mbi potencialet turistike;
- pika qëndrimi e pushimi;
- pika ofrimi shërbimesh;
- pika ndërrimi mjeti transporti
Bazuar në vrojtimet e grupit të punës, pikat që mund të shërbejnë më së miri si nyje multimodale janë Memaliaj, Këlcyra dhe Carshova. Kjo për shkak të karakteristikave të këtyre zonave si vendndodhja gjeografike, ndërthurja e akseve me rëndësi, shtrirja e zonës së banuar pranë aksit kryesor e afërsia me pika të tjera me interes.