24 Shkurt 2015
Znj. Sadie Morgan është themeluese e dRMM Architects dhe aktualisht presidente e Shoqatës së Arkitektëve. Si arkitekte ajo është e pasionuar mbi përdorimin kreativ të materialeve dhe ngjyrave.
Sadie diskutoi temën emocionale të ngjyrës – cila është lidhja me të dhe se si mund të ndikojë ngjyra në pikëpamjen tonë për qytetin. Prezantimi i saj përfshiu edhe disa projekte të dRMM, duke diskutuar rastin e traditës evropiane të përdorimit inovativ të drurit - materialit më të vjetër dhe më modern të ndërtimit.
Znj. Vanessa Norwood - Shef i Ekspozitave në Shoqatën e Arkitektëve, një nga qendrat kryesore të botës për edukimin dhe kulturën arkitekturore. Vanessa është një nga kuratorët lider të arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka kuruar një sërë ekspozitash që vendosin arkitekturën në një kontekst më të gjerë. Ajo është një pionier i instalimeve urbane, duke mbikëqyrur një sërë pavionesh të përkohshme në sheshin Bedford.
Vanessa do të shqyrtojë efektin e "elementeve kulturore" në qytet dhe të shqyrtojë rolin e artistit dhe arkitektit në nxitjen dhe krijimin e dialogut nëpërmjet aktit të ndërprerjes së jetës së përditshme. Shkolla AA e Arkitekturës e ka parë gjithmonë qytetin si një shesh lojrash të mundshëm, ku idetë dhe spekulimet mund të testohen dhe zbulohen. Ajo shfaq shembuj të projekteve të ekspozitës së AA-së jashtë galerisë duke vendosur në pikëpyetje "çfarë mund të sjellë kreativiteti në qytetin e së ardhmes?"
Znj. Vicky Richardson - është Drejtore e Arkitekturës, Dizajnit dhe Modës në Këshillin Britanik me zyra qendrore në Londër. Roli i saj është që të krijojnë ekspozita dhe evente në mbarë botën, të cilat synojnë të krijojnë dialog ndërkombëtar dhe të zgjerojnë rrjetet e pjesëmarrësve. Një nga ekspozitat më të mëdha është Pavioni Britanik në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut, që Këshilli Britanik ka mandatuar që nga viti 1934.
Idetë kulturore dhe artistike kanë udhëtuar ndërkombëtarisht që nga shekulli i 15-të, por dallimet kombëtare, politike dhe kulturore mund të komplotojnë kundër shkëmbimit të lirë të njohurive. Sidoqoftë, bashkëpunimet midis arkitektëve, projektuesve dhe artistëve nga pjesë të ndryshme të botës mund të prishin këto pengesa, duke çuar në perspektiva të reja dhe duke sjellë ide të reja. Vicky Richardson prezantoi projekte që kanë sjellë së bashku projektuesit për të gjetur zgjidhje kreative dhe origjinale për problemet urbane dhe arkitektonike, duke theksuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në rigjenerimin kulturor. Shembujt përfshinë një kafene të krijuar nga një sallë e braktisur në Kore; një masterplan për Old Doha, Katar; një workshop me 20 arkitektë ndërkombëtarë në lindje të Londrës; një shkollë pop-up design në Marrakech, Marok dhe një rezidencë dizajni në Bandung, Indonezi.