Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Standartet

AKPT në zbatim të Ligjit Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, përcakton standardet GIS, të cilat do të zbatohen në hartimin e Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare (PDZRK), Planet e Përgjithshme Vendore (PPV) dhe Planet e Detajuara Vendore (PDV).

Mbi bazën e këtyre standardeve funksionon Regjistri Kombëtar i Planifikimit të Territorit.

Këto standarde janë në përputhje me Ligjin Nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”dhe me VKM Nr. 686 datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifkimit të Territorit”.

Gjithashtu AKPT në bashkëpunim me ASIG kanë miratuar standardet për temën përdorimi i tokës në përputhje më direktivën INSPIRE.