Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Newsroom

Praktika mësimore: Hartimi i një Udhërrëfyesi arkitektonik për ndërtimet në fashën e parë të Brezit Bregdetar

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në mbështetje të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, është angazhuar me praktikën mësimore të studentëve të vitit të IV, dega Arkitekturë.

Tema e kësaj praktike është: “Hartimi i një Udhërrëfyesi arkitektonik për ndërtimet në fashën e parë të Brezit Bregdetar”.

Kjo praktikë ka angazhuar 70 studentë të vitit të IV, të cilët udhëhiqen nga pedagogët përkatës si dhe nga përfaqësues të AKPT.

Qëllimi kryesor i kësaj praktike mësimore është për të zbuluar mënyra të reja edukimi të planifikimit urban dhe për të përpunuar një qasje kritike si dhe për të sjellë alternativa për zhvillimin e territorit, duke u përqëndruar në fashën e parë të Brezit Bregdetar.

Udhërrëfyesi që do të hartohet në fund të praktikës mësimore, do të shërbejë më pas si një dokument ku mund të referohen Planifikuesit dhe Zhvilluesit, të cilët mund të thellohen në gjetje që mund të dalin prej këtij dokumenti.

Konferencë: Planifikimi i Territorit në Mbështetje të Zhvillimit Ekonomik Vendor në Shqipëri

Në datën 29 Mars, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit së bashku me projektin e USAID për Planifikim dhe Qeverisjen Vendore, organizuan Konferencën “Planifikimi i Territorit në Mbështetje të Zhvillimit Ekonomik Vendor në Shqipëri”

Qëllimi kryesor i kësaj Konference ishtë rëndësia e lidhjes mes planifikimit dhe zhvillimit ekonomik vendor në vendin tonë.

Konferenca u zhvillua si një forum i hapur midis nivelit qendror dhe vendor të qeverisjes, ekspertëve të fushës, shoqërisë civile dhe komunitetit të donatorëve për të shkëmbyer përvojat e tyre mbi planifikimin e territorit në Shqipëri. Gjatë konferencës u zhvilluan:

  • Prezantim i shembujve dhe eksperiencave të mëparshme të hartimit të Planeve të Pergjithëshme dhe Planeve të Detajuara Vendore të disa prej bashkive vendase dhe të huaja.

  • Diskutime rreth vështirësive dhe sfidave që bashkitë kanë hasur gjatë hartimit dhe zbatimit të Planeve të Përgjithëshme.

  • Sugjerime të bëra mbi faktorët që mund të lehtësonin procesin.

Hartimi i dokumenteve të planifikimit në nivel vendor është një avantazh dhe një mundësi e madhe, për të shfrytëzuar potencialet lokale dhe për të nxitur investime vendase dhe të huaja duke ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomiko-social të bashkive.

Projekti BRIGAID/AKPT: Organizim i dy punëtorive lidhur me Analizën Financiare dhe Studimin e tregut për inovacione Kombëtare

Partneri Shqiptar në BRIGAID, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, vijon punën për të siguruar një koordinimin sa më të denjë dhe gjithëpërfshirës në mbështetje të hapave të projektit të paracaktuara nga liderët e konsorciumit.

Më datat 18 deri më 22 Shkurt, ishin në Tiranë partner të projektit Z. Gerardo Anzaldua (Ecologic Institute dhe lider i paketës së gjashtë të punës) dhe Znj. Linde Boekhoudt (përfaqësuese e kompanisë “The Founding Company”).

Partnerët së bashku me AKPT, organizuan punëtoritë me dy inovatorë Shqiptar me qëllimin kryesor hartimin e planit të biznesit dhe aq më tepër vlerësimin e tregut për inovacione për rastin e Shqipërisë. Ky proces vlerësimi është sfidë por njëkohësisht edhe një risi që projekti BRIGAID ofron, i cili duhet të përkrahet nga ata të cilët nuk duan që kërkimi i tyre të mbetet vetëm në letra, por të shkoj më tej.

AKPT u angazhua që këto punëtori të ishin frytdhënëse për kërkuesin shqiptar ashtu edhe për vetë iniciativat e projektit. Ky angazhim, kjo risi e projektit nuk përfundon në këto punëtori, por është një proces i shtrirë në kohe i cili do të ketë vazhdimisht mbështetjen e AKPT-së.

Projekti BRIGAID/AKPT: Organizimi i 3 forumeve të diskutimit për 3 problematikat kryesore të projektit: Përmbytjet, Thatësirat dhe Motit Ekstrem

Njësia e projektit BRIGAID pranë AKPT, me përfundimin e vitit kalendarik, organizoi më datat 17, 19 dhe 21 Dhjetor 2018, Tre Forume Interaktive Diskutimi, në kuadër edhe të tre tematikave që trajton projekti: Përmbytjet, Thatësirat dhe Motit Ekstrem.

Qëllimi i organizimit të këtyre forumeve ishte prezantimi i dymbëdhjetë inovacioneve shqiptare, tashmë në projekt, si zgjidhje/ide të qëndrueshme bashkëkohore dhe të përballueshme financiarisht, kundrejt autoriteteve kombëtare, institucioneve, akademikëve dhe të gjithë atyre të cilët janë të parët që përballen me situatat emergjente.

Në këto forume ishin të ftuar të prezantonin inovatorët kombëtare në projekt sipas tematikës që ata propozojnë për zgjidhje dhe të pranishëm për diskutim e oponencë ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore, agjencive, përfaqësues të universiteteve dhe akademisë.

Në përfundim të këtyre forumeve, u renditën anët pozitive dhe negative të zgjidhjeve të propozuara, aspektet ligjore tek të cilat këto zgjidhje mbështeten, si dhe mbështetjet që mund ti vijnë inovacioneve nga aktorët e pranishëm.

Këto forume ishin një mundësi e mirë për të gjithë aktorët, të cilët kishin shansin (rastin) të ndanin në një tavolinë diskutimi, mendimet, përvojat dhe nevojat praktike në sektorin e fatkeqësive natyrore kombëtare.

Në kuadër të vazhdimësisë së projektit do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera ku përfshihen punëtori, takime, simpoziume, orë edukative, ligjërata, etj.