Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Lajme

Akademia 100+ Fshatrat: Leksion i Hapur me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvard

 Në datën 21 Nëntor, Zyra e Koordinatores Kombëtare të Programit 100 Fshatrat dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, së bashku me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvard, organizuan një takim me temën: “Transformimi i një Ideje në Projekt: Një qasje Pragmatike dhe Sociologjike në Përgatitjen e Projekteve me Impakt Social”, në kuadër të Programit “100 Fshatrat”.

Ky është një prej takimeve në seri që po zhvillohen me ekspertë të ndryshëm për t’i ardhur në ndihmë procesit të punës kërkimore dhe praktike të Grupeve të Akademisë 100+ Fshatrat.

Konkretisht, takimi me grupin e Harvardit në Tiranë, i cili u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi me shkëmbime të ndërsjellta, u fokusua në eksperiencën e punës kërkimore në terren, dhe në grup, si pjesë e procesit të transformimit të një ideje në një projekt konkret të financueshëm dhe realizueshëm.

Në këtë takim, ishin pjesëmarrës drejtuesit e grupeve të punës së Akademisë 100+ Fshatrat, stafi i AKPT-së që koordinon Akademinë dhe Koordinatorja Kombëtare e Programit 100 Fshatrat.

Planet e Përgjithshme Vendore: Tryeza e dytë mbi zbatimin e Planeve të Përgjithshme Vendore nëpërmjet Planeve të Detajuara Vendore

Në datën 15 Nëntor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit së bashku me USAID, nëpërmjet projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, organizuan tryezën e dytë mbi zbatimin e Planeve të Përgjithshme Vendore nëpërmjet Planeve të Detajuara Vendore.

Qëllimi i kësaj tryezave ishte:

  • Prezantimi i shembujve dhe eksperiencave të mëparshme të hartimit të Planeve të Detajuara Vendore

  • Prezantimi i eksperiencave të disa prej bashkive që me mbështetjen e projektit të USAID po hartojnë e studimeve të mundshmërisë (feasibility).

  • Ofrimi i mundësive për pyetje dhe përgjigje mbi vështirësitë që bashkitë hasin në zbatimin e PPV nëpërmjet PDV

Morën pjesë në këtë tryezë përfaqësues të bashkive në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, të cilët në seksionin e dytë të tryezës zhvilluan edhe një seri diskutimesh me pyetje përgjigje.

Shoqërimi i PDV me studime mundshmërie është një avantazh i madh për bashkitë të cilat mund të shfrytëzojnë potencialet financiare të gjeneruara nga zhvillimi për zgjerimin e të ardhurave, përmirësimin e infrastrukturave e shërbimeve publike si dhe promovimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Leksion i Hapur me GIZ për Kodin e Ndërtimi në THETH dhe Udhëzuesin Prakik të Fshatrave të Bregdetit të Himarës

Në datën 14 Nëntor, ora 17:30, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit së bashku me GIZ - The Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, në kuadër të Programit “100 Fshatrat”, organizojnë Leksion të Hapur mbi prezantimin e:

  1. Udhezuesit mbi trashëgiminë ndërtimore në Theth;
  2. Udhezuesit praktik për mbrojtjen dhe ruajtjen e banesave tradicionale në fshatrat e bregdetit të Himarës

Prezantimet do të realizohen nga ekspertet që kanë punuar për hartimin e tyre.

Qëllimi kryesor i këtij Leksioni është për t’i ardhur në ndihmë procesit të punës kërkimore dhe praktike të Grupeve në Akademisë 100+ Fshatrat.

Në këtë Leksion të Hapur, do të jenë të ftuar të gjithë grupet e punës, të plota, por edhe studentë e profesionistë të tjerë të interesuar.

Besojmë se prezantimi i ketyre dy dokumenteve dhe puna e bërë për hartimin e tyre do të jenë burim frymëzimi për punën e grupeve të Akademisë 100+ Fshatrat dhe jo vetëm

Akademia 100+ Fshatrat: Workshopi #2 i Adakemisë 100+ Fshatrat

Në datën 9 Nëntor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në kuadër të Programit “100 Fshatrat”, organizoi workshopin #2, me pjesëmarrjen e 8 grupeve të punës nga Universiteti Polis, përfaqësues të institucioneve publike pjesë e Programit 100 Fshatrat, akademikë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, Universiteti i Durrësit, Dega Marketing, si edhe ekspertë të tjerë të ftuar për të dhënë kontributin e tyre për modelet e zhvillimit të 100+ fshatrave.

Workshopi #2 i Akademisë 100+ Fshatrat erdhi në vijim të bashkëpunimit me Universitetin Polis, nisur në muajin Shtator 2018, për hartimin e modeleve të zhvillimit të rreth 40 fshatrave, të grupuara në 8 lote.

Objektivi kryesor i këtij workshopi ishte njohja me draftet e para të modeleve të zhvillimit të fshatrave dhe projekt-propozimet konkrete, dhe po ashtu konsultimi tematik i tyre me të gjithë aktorët pjesëmarrës.

Krahas prezantimeve, u zhvilluan edhe tryeza të rrumbullakëta për diskutime sipas temave të veçanta, me kontributin e specialistëve të fushave nga institucionet publike përkatëse dhe universitetet.

Temat kryesore që u diskutuan ishin:

  • Kultura / Etnografia / Historia
  • Natyra / Mjedisi
  • Ekonomia / Turizëmi / Marketingu
  • Bujqësia-Blegtoria / Produktet Lokale / Ushqimi

Workshopi #3 për 8 lotet e bashkëpunimit me Universitetin Polis pritet të zhvillohet në datën 7 Dhjetor.

Akademia 100+ Fshatrat: Dëgjesa në terren për draft modelet e zhvillimit

Duke filluar nga data 27 Tetor dhe për dy javë në vazhdim, në 60 fshatra, pjesë të akademisë 100+ Fshatrat, do të zhvillohen dëgjesa me banorët e zonës me qëllim prezantimin e draft modeleve të zhvillimit dhe projekt-propozimet konkrete.

Takimet do të zhvillohen nga grupet e punës përkatëse për cdo LOT dhe do kenë një kalendar si më poshtë:

LOT 6

Shesh – 2 Nëntor

Pezë – 2 Nëntor

Pëllumbas – 3 Nëntor

Shëngjergj – 4 Nëntor

LOT 7

Marikaj – 30 Tetor

Laknas – 31 Tetor

Prezë – 5 Nëntor

Radë – 7 Nëntor

LOT 8

Gërmenj – 27 Tetor

Vilë Bashtovë – 28 Tetor

Karpen – 29 Tetor

Gjepalaj – 30 Tetor

Metallaj – 30 Tetor

Shënavlash – 31 Tetor

LOT 9

Dardhë – 5 Nëntor

Rrajcë – 7 Nëntor

Gjinar – 8 Nëntor

Shushicë – 9 Nëntor

LOT 10

Seferan – 5 Nëntor

Kozarë – 6 Nëntor

Malas Breg – 7 Nëntor

Shtërmen – 8 Nëntor

Pajovë – 9 Nëntor

LOT 11

Sotirë – 5 Nëntor

Kapinovë – 7 Nëntor

Blezenckë – 8 Nëntor

Roshnik – 9 Nëntor

LOT 12

Zvirinë – 28 Tetor

Zaroshkë – 29 Tetor

Gurras – 30 Tetor

Tushemisht – 31 Tetor

Lin – 1 Nëntor

LOT 13

Drenovë – 29 Tetor

Boboshticë – 30 Tetor

Dardhë – 31 Tetor

Voskopojë – 1 Nëntor

LOT 17

Peshtan – 1 Nëntor

Peshtan – 2 Nëntor

Maleshovë – 3 Nëntor

Kosinë – 4 Nëntor

Leusë – 5 Nëntor

LOT 18

Dhoksat – 2 Nëntor

Dhoksat – 3 Nëntor

Zhulat – 4 Nëntor

Nivicë – 5 Nëntor

Roshnik – 7 Nëntor

LOT 19

Labovë – 3 Nëntor

Nepravishtë – 4 Nëntor

Antigone – 5 Nëntor

Sotirë – 6 Nëntor

LOT 21

Lukovë – 27 Tetor

Vuno – 28 Tetor

Kuç – 29 Tetor

Kuç – 30 Tetor

Dhërmi – 31 Tetor

LOT 22

Mesopotam – 10 Nëntor

Rusan – 10 Nëntor

Çukë – 11 Nëntor

Mursi – 11 Nëntor