Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

Kadastra:

Ligji “Për Kadastrën” rregullon shërbimin publik të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, organizimin e institucionit përgjegjës për këtë shërbim dhe mënyrën e administrimit të kadastrës, si regjistër publik i pasurive të paluajtshme.

 Në ligjin “Për Kadastrën” përcaktohen rregulla për:

- organizimin e regjimit kadastral të shtetit;

- regjistrimin e pronave të paluajtshme private, shtetërore dhe publike, të të drejtave reale mbi to;

- përmirësimin/përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme;

- krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kadastër, “regjistër kadastral” ose “regjistër i pasurive të paluajtshme” është regjistri publik, manual dhe digjital, i përbërë nga bashkësia e kartelave dhe hartave kadastrale, ku shënohen të dhëna mbi pronësinë, të drejtat reale, pozicionin gjeografik, përmasat dhe vlerën monetare për pasuritë e paluajtshme.

 

Legalizimet:

Ligji për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, ka për objekt:

-legalizimin e ndërtimeve informale dhe të objekteve me leje, me shtesa informale në objekt, kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore, ku është ngritur ndërtimi pa leje, urbanizimin e zonave, blloqeve informale e të ndërtimeve informale, si dhe integrimin e tyre në zhvillimin territorial dhe infrastrukturor të vendit.

Ky Ligj, duke e lidhur me fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, përcakton ndër të tjera se:

-si përkufizohen “Ndërtimet pa leje”, kufiri i zonës/vendbanimit/bllokbanimit me ndërtime të legalizuara”;

-proçedurën e ndjekur për miratimin e zonave informale në KKT;

-efektet e vendimeve të autoriteteve vendore të planifikimit e të KKT-së, pas përfundimit të legalizimit të ndërtimeve/zonave informale;

-urbanizimin e zonave/vendbanimeve me ndërtime të legalizuara, në bazë të studimeve urbanistike, në përfundim të procesit të legalizimit;

-legalizimin e objekteve, me leje ndërtimi nga autoriteti vendor i planifikimit apo KKTja, tek të cilat janë kryer shtesa anësore apo në lartësi, tej lejes së ndërtimit.