Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

PDZRK Ishull Shengjin

Territori objekt i këtij studimi është pjesë e juridiksionit të Bashkisë Lezhë, referuar kufijve territoriale administrativ miratuar me Ligjin Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Zona e marrë në konsideratë për hartimin e PDZRK-së do të jenë njësitë SHGJ-UB-129, SHGJ-UB-162, SHGJ-N-047 për zonën kadastrale 1987, Ishull Shëngjin, bashkia Lezhë.

Këto territore shtrihen në Zonën e Mbrojtur me Rëndësi Kombëtare të Rezervatit Natyror të Menaxhuar “Kune–Vain–Tale”.

Hartimi i PDZRK-së për njësitë SHGJ-UB-129, SHGJ-UB-162, SHGJ-N-047 për zonën kadastrale 1987, Ishull Shëngjin, bashkia Lezhë, përbën një detyrim ligjor në bazë të përcaktimeve të Ligjit 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar dhe VKM-së Nr. 686 datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit” si dhe si kërkesë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Nevoja për hartimin e këtij dokumenti planifikimi ka ardhur si rezultat  i nevojës për të ruajtur statusin e zonës si zonë e mbrojtura mjedisore dhe nga ana tjetër i nevojës për të përfituar të mira materiale nga administri  i këtyre pasurive natyrore.

Qëllimi kryesor i PDZRK-së është rregullimi regjimit të zhvillimeve dhe infrastrukturave në funksion të aktiviteteve ekonomike dhe turistike, duke siguruar bashkërendimin dhe respektimin e legjislacionit sektorial dhe dokumenteve të planifikimit në fuqi për territorin subjekt zhvillimi.

Parandalimi i një urbanizimi pa kriter në kurriz të aseteve natyre/kulturore dhe vendosja e kritereve të zhvillimit të lidhura më së miri me territorin.

Lexo më shumë