Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Search Menu

PDZRK Drilon-Tushemisht

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndërmarrë Nismën për hartimin e Planit të Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare Drilon Tushemisht, dokument i propozuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), dhe i hartuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Në kuadër të programit të zhvillimit të Eko-Destinacionit, synohet kthimi i fshatit Tushemisht dhe zonës përreth burimeve të Drilonit në një destinacion turistik me modele të diversifikuara të aktiviteteve turistike, të orientuara drejt qëndrueshmërisë.

Zona e zgjedhur ofron një gamë të gjerë të monumenteve natyrore dhe kulturore të shquar, parqe natyrore të mbrojtura. Zona gjithashtu ofron qasje në pikëpamje të ndryshme turistike. Me anë të këtij projekti synohet të tërhiqen investime që rrisin, promovojnë dhe aktivizojnë burimet e tokave të mbrojtura / ujërave të pashfrytëzuara.

Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit turistik, impaktit dhe influencës së flukseve të turistëve, që tashmë vizitojnë anën maqedonase të liqenit të Ohrit, për të vizituar edhe këtë zonë dhe për të promovuar një qëndrim më të gjatë në zonë përmes formave të shumta të turizmit, përfshirë turizmin ujor, i cili në kontekstin aktual është pothuajse inekzistent.

Lexo më shumë