Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Liqeni i Prespës dhe Lugina e Devollit - Akademia Verore AA ‘18

THIRRJE E HAPUR

Qëllimi i AASA ‘18

Akademia Verore e Atelier Albania (AASA) zhvillohet në kuadër të zbatimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit dhe procesit të planifikimit vendor të Bashkive Pustec, Devoll dhe Maliq. Me fokus në Liqenin e Prespës dhe Luginën e Devollit, qëllimi i këtij hulumtimi është nxjerrja në pah e programeve apo aktiviteteve që mund të zhvillohen në këto territore me qëllimin për të rritur ardhjet e vizitorëve në luginë dhe për shfrytëzimin me efikasitet e përgjegjësi të potencialit natyror turistik që ofron natyra dhe kultura vendase.

Aftësitë e kërkuara

Eksperiencë e punës kërkimore dhe shkrimit në anglisht, skicimi, komunikimi dhe marrje e kujdesshme e shënimeve. Puna do të prodhohet në grup. Aftësia për të marrë pjesë në diskutime në grup është domosdoshmëri.

.......................................................

Periudha: Gusht - Shtator

Kohëzgjatja: 4 javë

Vendndodhja: rreth liqenit të Prespës

.......................................................

Akomodimi rreth Liqenit të Prespës dhe udhëtimi janë të mundësuara nga Akademia. Studentët gjithashtu do të paguhen për punën e tyre. Kursi do të prodhojë materiale bazë për një publikim.

Mënyra e aplikimit

Dërgo portfolio (max, 5MB madhësia e file-t) dhe CV në adresën aasa@planifikimi.gov.al dhe info.intbaualbania@gmail.com me Subjekt “AASA '18 aplikant emër & mbiemër”. Kandidatët e përzgjedhur do të intervistohen.

Kursi do të pranojë pesë studentë. Afati i pranimit të aplikimeve është data 10 Qershor në orën 23:59 dhe ofertat e pranimit do të dërgohen jo më vonë se 14 Qershori.