Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Thirrje për praktikën profesionale

09 dhe 12 Maj 2014

Në datë 09 dhe 12 Prill 2014, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit,ndërmori  aktivitetin e takimeve me studente të fakulteteve të ndryshme, për përfshirjen e tyre në praktikat profesionale, të ofruara nga ky Institucion. Këto aktivitete informuese me studentet u realizuan në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave.

Gjatë këtyre ditëve u prezantua aktiviteti i Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe projektet e saj madhore ku përfshihen Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Plani i integruar ndërsektorial i Bregdetit dhe Plani i integruar ndërsektorial i Tiranë - Durrës.

Pjesëmarrja dhe interesimi i studenteve pranë stendës së ngritur për këtë qellim ishte i lartë. Interesimi ishte nga studente të fushave të ndryshme si Arkitektura, Urbanistika, Inxhinieria e Ndërtimit, Gjeomatika, Gjeoinformatika dhe Gjeologjia. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, do  të vazhdoj më tej në përzgjedhjen dhe përfshirjen e studentëve në aktivitetet që do të ndërmarrë në vazhdim.