Seti i Indikatorëve Kombëtarë

Për strukturën e këtij raporti, por edhe të planeve territoriale, më qëllim monitorimin e zhvillimit të territorit në përputhje me dokumentin "Shqipëria 2030", sugjerohet fillimi i matjeve të treguesve nga të gjithë autoritetet e planifikimit, të cilët mund të sigurojnë një bazë të gjerë të dhënash sasiore e cilësore, për matjen dhe krahasimin e zhvillimit të balancuar hapësinor të vendit, shkallën e implementimit të PPK-së, si edhe të dhëna për performancën ekonomike, konkurrueshmërinë, inovacionin, mirëqenien, cilësinë e jetës etj.

Për këtë sugjerojmë një set indikatorësh që kanë rëndësi për planifikimin e qëndrueshëm të territorit  dhe për monitorimin e zhvillimeve dhe kushteve të jetesës në territorin e bashkive. Katalogu i indikatorëve për Zhvillimin e Qëndrueshëm Territorial përmban një grup prej 33 indikatorësh, të cilët mund të përditësohen vit pas viti, në varësi të zhvillimeve të reja territoriale dhe objektivave të reja për t’u arritur. Ky grup indikatoresh është klasifikuar në 4 tematika kryesore:

1. Konkurrenca ekonomike dhe përshtatshmëria (elasticiteti)

2. Zhvillimi i integruar hapësinor

3. Kohezioni social dhe cilësia e jetës

4. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore