Takimi periodik i projektit BRIGAID në Tiranë

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, si partneri shqiptar në BRIGAID, ia dedikoi muajin tetor aktiviteteve me të gjithë pjesëmarrësit e projektit. Vendin kryesor e zuri takimi periodik I BRIGAID,i cili u zhvillua në Tiranë dhe mblodhi përfaqësues nga të gjitha palët e përfshira, I shoqëruar nga dy aktivitete që plotësuan tablonë e përgjithshme.

Punëtoria “Pasdite me aktorët e BRIGAID në Shqipëri – Mblidhemi së bashku për klimën”, u organizua më datë 23 tetor, ku znj. Adelina Greca, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, përshëndeti dhe falenderoi liderët dhe partnerët për mbështetjen në ecurinë e projektit si dhe për praninë e tyre në Tiranë. Në takim ishte e pranishme znj. Guusje Korthals Altes, Ambasadore e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, përfaqësues të donatorëve në vendin tonë, të lidhur me çështjet e ndryshimeve klimatike si GIZ dhe UNDP, si dhe nuk mund të mungonin aktorë dhe bashkëpunëtorë të projektit të cilët trajtuan ndryshimet klimatike dhe problematikën përkatëse, në kontekstin e inovacioneve dhe zhvillimit të tyre. Liderë dhe partnerë të projektit paraqitën ecurinë e deritanishme të BRIGAID dhe, për herë të parë, bënë të ditur planet për të ardhmen e BRIGAID, duke pasur parasysh morinë e zgjidhjeve alternative që ka propozuar projekti për përballimin e fatkeqësive natyrore, ekipin e ekspertëve në zonat e testimeve, si edhe faktorë të tjerë.

Data 24 tetor solli “Panairin e inovacioneve”, ku u paraqitën konkretisht propozimet dhe inovacionet shqiptare dhe të huaja të projektit. Ambasadorja e Holandws dhe liderët e BRIGAID përshëndetën pjesëmarrësit. Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z.Eduard Shalsi, nënvizoi rëndësinë e projekteve të tilla dhe mbështetjen që u ofron shteti shqiptar. Më pas, vetë autorët e inovacioneve kishin të gjithë hapësirën e nevojshme për t’u treguar vizitorëve idetë e tyre, njëkohësisht edhe punën dhe përvojën që u ishte dashur për të arritur deri në këtë fazë.

Në ditën e fundit, pjesëmarrësit vrojtuan në terren funksionimin e dy inovacione shqiptare, që janë mbështetur nga projekti. Dhe, pas këtyre momenteve të zgjedhura nga takimi i Tiranës, vijon angazhimi edhe më madh i të gjithë partnerëve për ta çuar më tej projektin BRIGAID.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe kontributin tuaj!
Faleminderit që jeni pjesë e trekëndëshit tonë të artë “Komuniteti i Inovatorëve”!

BRIGAID / AKPT – Takimi i Dytë Kombëtar për Ecurinë dhe Vazhdimësinë e projektit BRIGAID

Partneri shqipëtar i projektit BRIGAID, AKPT, organizoi në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit datë 5 Qershor 2018, Takimin e Dytë Kombëtar për Ecurinë dhe Vazhdimësinë e projektit BRIGAID në Shqipëri.

Takimi u nderua nga ambasadorja e vendeve të ulta znj. Znj. Deewi van de Weerd, përfaqësuesja e lider-it të projektit TU Delft Znj. Marjan Krejins dhe z. Gerardo Anzaldua lideri i paketës së gjashtë të punës; përgjegjës për vlerësimin e tregut për inovacione.

Në këtë takim ishin të ftuar përfaqësues të ministrive të linjës, përfaqësues të universiteteve të ndryshme private dhe shtetërore, kërkues shkencor, kompani të lidhura ngushtë me inovacionin. Projekti Brigaid me objektivin për të ndihmuar Mjedisin, me zgjidhje alternative/ krijuese siç janë Inovacionet; në këtë takim kishte në fokus gamën e gjërë të inovacione të ofruara nga novatori Shqiptar por edhe partnerët e tjerë të projektit.

Në këtë takim u prezantua edhe thirrja e trete e projektit, e fundit për inovacione. Një mundësi për të treguar se inovacionet janë një zgjidhje e nevojshme për institucionet drejtuese, ato që menaxhojnë situatat emergjente, universitetet për të krijuar një metodologji të re në kurrikulat e tyre, por edhe për kërkuesit shkencor për t’u bërë pjesë e BRIGAID.

Takimi përfundoi me interesin e liderit të këtij projekti, universitetit Teknik të Hollandës (TuDelft) për të mbështetur inovacionet shqiptarë në projekt në këtë thirrje të tretë, interes u shfaq nga përfaqësuesi i paktës së gjashtë të punës; i cili nënvizoj se një treg si Shqipëria ka fuqi për përdorim inovacionesh dhe potencial për krijimin e tyre.

Takimi zgjoi interesin e pjesëmarrësve për thirrjen e ardhshme por edhe dëshirën për të qasur më shumë zgjidhje alternative për kapërcim katastrofash natyrore.

Takimi i Parë Kombëtar për Krijimin e Rrejtit të Bashkëpunëtorëve, Projekti BRIGAID

Më 21 Prill 2017, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit organizoi Takimin e Parë Kombëtar për Krijimin e Rrejtit të Bashkëpunëtorëve, rrjet i cili do të kontribuojë dhe suportojë idetë inovative të projektit në momentet e krijimit të tyre deri në implementim.

Thetis SPA, partneri  italian i projektit ishte pjesë e këtij takimi dhe prezantoi : “The Toolkit Method (TM), from the safeguard of Venice to a general approach for the protection of urban historical settlements from flooding”.

Takimi theksoi objektivat e projektit si dhe përfitimet e konsumatorëve përfundimtar me përfshirjen e tyre në këtë projekt. Takimi zgjoji  interes dhe diskutime te të ftuarit për të vijuar më tej  bashkëpunimin me ta. Konkretisht në përfundim të takimit, pjesëmarrësit shprehën  mundësi zhvillimi e mbështjetje dhe nuk u paraqitën me ide inovative konkrete. Bashkëpunëtorët e rrjeteve dhe platformave digitale u treguan të gatshëm për dhënie informacioni dhe krijim platformash  të reja  në kuadër të projektin. Ndërsa konsumatorët final, nevojat e tyre i shprehën në kuadër të emergjencave kombëtare civile dhe kërkuan  zgjidhje në favor të tyre, si dhe  mbrojtje dhe respektim të të drejtës së autorit për idetë inovative që priten  të elaborohen.