Dokumenti

Planet e detajuara për zonat me rëndësi kombëtare hartohen me qëllim mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të rëndësisë kombëtare. Objekti i Planit të Detajuar për një Zonë të Rëndësisë Kombëtare është:

a) Zona dhe/ose çështja e rëndësisë kombëtarë në planifikimin e territorit apo pjesa e saj, e paprekur nga zhvillimi, në të cilat propozohen ndërhyrje me prioritet zhvillimi brenda kufizimeve ligjore e sektoriale;

b) Investime të rëndësishme dhe strategjike që nxisin zhvillimin e territorit dhe kanë ndikim kombëtar.

Dokumenti i Planit të Detajuar për një Zonë të Rëndësisë Kombëtare (PDZRK) bazohet në dokumentet kombëtare të planifikimit dhe legjislacionin në fuqi. Dokumenti i PDZRK-së hartohet sipas fazave të mëposhtme:

Faza I: 

- Analiza Territoriale;

- Strategjia Territoriale;

Faza II: 

- Plani i Zhvillimit të Territorit;

- Rregullorja e Planit;

- Vlerësimi Strategjik Mjedisor;

Faza III: 

- Plani i Detajuar i Zhvillimit;

- Rregullorja e Planit të Detajuar.