Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Qyteti nga dhe me banesat

Anne Lacaton dhe Jean Philippe Vassal

29 Korrik 2015

Të dy janë diplomuar në vitin 1980. Ata janë marrë me planifikim në Afrikën Perëndimore, në Nigeri. Anne Lacaton ka dhënë mësim në EPF Lausanne, në studio Harvard GDS Kenzo Tange, ETSA Madrid, ndërsa Jean Philippe në Shkollën e Arkitekturës së Versajës, Tu Berin, EPF Lousianne dhe UDK Berlin. Arkitektura e tyre dallon për qëllimin e tyre social, aspektin ekonomik dhe një përqasje delikate ndaj qëndrueshmërisë.

Ata kanë marrë çmime të shumta, ndër të cilët përmenden: Dizajni i vitit 2013, dy here finalist për çmimin Mies Van der Rohe dhe janë nderuar me Grand Prix National d'Architecture në 2008 në Francë. Një numër botimesh mbi punën e tyre janë: Monografi nga El croquis, 2G Books, A + U, DNK, Plus,

“Kushtet e zhvillimit për një qytet bazohen në kombinimin e dy objektivave: për të prodhuar cilësi për të jetuar, situata për komfort maksimal dhe për të densifikuar territorin.

Këto ambicie duhet të mbeten të ndërvarura dhe simultane. Nuk është më e mundur të kërkosh evolucionin e qytetit pa vënë në pikëpyetje arsyet për të jetuar dhe për të qëndruar atje. Mbrojtja e kënaqësisë së jetesës duket jashtëzakonisht politike ditët e sotme. Lirshmëria hapësinore është pika fillestare e një jetese shoqërore të mudshme.

Të transformosh një qytet do të thotë të transformosh mënyrën se si qyteti shikohet. Do të thotë ta shohim atë si një grupim kapacitetesh dhe energjie për t’u zgjeruar, dhe jo si një masë e ngurtë për t’u modeluar. Është ta mendosh qytetin si një bashkim të aktiviteteve dhe hapësirave të jetesës. Kjo do të thotë të japësh përgjigje "të jashtëzakonshme" në aspektin e cilësisë së banimit.

Njësia e matjes urbane është banimi: Jo banimi në përgjithësi, por 1 shtëpi - do të thotë një vëmendje e vazhdueshme ndaj banorëve të saj - shumëzuar 10.000 herë, 50.000 herë, 1 milion herë.”