Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Qytete helikopter

Lorenza Baroncelli

21 Prill 2015

Lorenza Baroncelli u ftua të jepte një leksion rreth tre përqasjeve të ndryshme mbi planifikimin urban.

Duke parë peizazhin nga aeroplani, si edhe nga sateliti, të gjitha pjesët e territorit urban duket se janë ndërtuar plotësisht. Nga lart, një qytet është një trup i ndotur. Ngjyrimet gjeografike janë prekur nga një grimcë likuide e materies urbane, e cila ka anashkaluar rrafshinat dhe luginat. Nga lart shikohet jo vetëm hapësira, edhe edhe koha. Ne shohim rezultatet e një fenomeni të zgjerimit të hapësirës së jetueshme që në tre dekadat e fundit ka transformuar gjeografinë urbane.

Por kur kalohet qyteti me makinë ose tren, duke lënë pas qendrat e qytetit, duke lëvizur në perfieri, të njëjtat peizazhe tregojnë një qytet tjetër që ka ndryshuar ritmin. Ritmi i ri urban është vendosur nga një numër i ndërtesave të vetmuara të një shoqërie ku format e kohezionit fillestar - familja, shoqata, dyqanet zinxhir, ndërmarrja e vogël - kanë fituar gjatë tridhjetë viteve të fundit burimet financiare dhe ligjore për të ndërtuar në pjesën e tyre e hapësirës.