Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

Perspektiva të reja planifikimi

Dirk Sijmons

1 Shkurt 2015

Profesori i universitetit të TU Delft-it dhe Arkitekti Dirk Sijmons është ftuar për të mbajtur një leksion të hapur me temë "New Planning Perspectives"

Planifikimi mund të jetë duke kaluar një krizë identiteti, por paradoksalisht problemet mjedisore, hapsinore dhe ekonomike të botës së urbanizuar me të cilat përballemi kanë nevojë për përgjigje të forta nga planifikuesit urban dhe dizajnerat. Planifikimi në këtë sens interpretohet si një trekëndësh që përfshin politikë bërjen-dizajnin-hulumtimin dhe që mund të prodhojë zgjidhje të integruara.

Leksioni skicoi shkurtimisht historinë e planifikimit në Hollandë, arritjet, kufizimet dhe perspektivat e ndryshme me fokus tek mësimet e marra; leksioni përqëndrohet tek mënyra se si planifikimi urban dhe planifikimi bujqësor janë dy anë të së njejtës monedhë: zhvillimit. Në dy dekadat e fundit planifikimi ka pësuar një ndryshim karakterial nën trendin dominues neo-liberal ku Hollanda ndërroi nga planifikimi i përgjithshëm me masterplane në një model më të hapur dhe strategjik.

Shembuj të ndryshëm ilustruan konceptet e planifikimit, plane, projekte dhe punë kërkimore me trajektore dizajni të cilat kanë inkorporuar këtë qasje të hapur dhe të adaptueshme. Vëmendje e veçantë iu kushtua konceptit të metabolizmit urban, planifikimit të infrastruktrës dhe rrugeve zhvillimore të bujqësisë dhe turizmit.