Më datë  06 Korrik 2017, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, ka organizuar takimin e dytë për prezantimin e ndryshimeve të propozuara ligjore nga AKPT, në lidhje me rishikimin e VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit” Bashkive të cilat janë në proces hartimi si dhe atyre të cilat do të fillojnë së shpejti punën me hartimin e PPV-ve.

Në takim ishin të pranishëm disa aktorë, si përfaqësues të AKPT, Ministrisë së Zhvillimit Urban si dhe përfaqësues të Bashkive Përmet, Dropull, Pogradec, Shijak, Vorë, Durrës, Pukë, Gramsh, Belsh, Korçë dhe Kolonjë.

 

Në takim u prezantuan:  

  • Ndryshimet në Kreun III / Seksioni 1 “Ndarja e Territorit për Qëllime Planifikimi; Përdorimi i Tokës dhe Ndarja e Territorit”: strukturimi dhe zonimi i territorit për qëllime planifikimi dhe zhvillimi, kategorizimi i përdorimit të tokës si dhe përdorimi i standardit të Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit në hartimin e dokumenteve të planifikimit;
  • Ndryshimet në Kreun II / Seksioni 7 “Plani i Përgjithshëm Vendor”: saktësim i strukturës së përmbajtjes së dokumenteve të PPV-së;
  • Ndryshimet në Kreun II / Seksioni 8 “Plani i Detajuar Vendor”: rastet për të cilat hartohet PDV-ja, autoritetet përgjegjëse për hartimin dhe miratimin e tij, procesi i hartimit të PDV-së dhe përmbajtja e dokumentit.

Gjatë diskutimit u ngritën disa çështje si:

  • Funksionimi i Regjistrit Kombëtar të Planifikimit të Territorit, shfaqja e informacionit për publikun dhe institucionet.
  • Ndërlidhja e platformës se e-Lejve me platformën e-Planfikimi, azhornimi automatik i sistemit dhe skanimi i territorit.
  • Krijimi i platformës së monitorimit, e cila gjeneron raporte me të dhëna të vlefshme për analiza dhe skanime të territorit.

Ky ishte takimi i dytë nga lista e takimeve të planifikuara për konsultimin e ndryshimeve ligjore të Rregullores së Planifikimit të Territorit.