PLANI I PERGJITHSHEM KOMBETAR (PPK)

Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) "Shqipëria 2030" është instrumenti më i lartë i planifikimit territorial në Shqipëri dhe hartohet për herë të parë në vendin tonë.

Plani i Përgjithshëm Kombëtar vjen jo vetëm si përmbushje e një detyrimi ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të realizuar objektivat e programit të qeverisë për rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe rritjes ekonomike të vendit, nëpërmjet politikave që zbusin zhvillimin e pabarartë rajonal, forcojnë partneritetin strategjik me vendet fqinje,  forcojnë konkurrencën e sektorëve ekonomikë për të garantuar në këtë mënyrë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.  

PPK hartohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë si një instrument që mbështet dhe mundëson zbatimin cilësor të reformës administrative territoriale dhe reformës ligjore për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Ky plan përbën një platformë të rëndësishme për të gjitha  bashkitë e reja në hartimin e planeve vendore dhe siguron kornizën strategjike referuese për të gjithë sektorët ekonomikë për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në 15 vitet e ardhshme.

Kjo punë e kryer me shumë pasion dhe përkushtim nga stafi i AKPT dhe i MZHU me mbështetjen e ekspertëve të shumtë brenda dhe jasht vendit,  nuk mbaron me finalizimin e këtij dokumenti. Puna e grupit të punës dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin dhe përditësimin e këtij dokumenti, do të jetë e vazhdueshme dhe progresive. Përshtatja e dokumentit të PPK-së me kuadrin e ri ligjor që vijon të pasurohet me ligje apo VKM, të cilat përcaktojnë rregulla të mëtejshme për mbrojtjen, zhvillimin dhe menaxhimin e territorit, do të jetë e menjëhershme dhe nëpërmjet një procesi transparent. Portali i Regjistrit të territorit dhe faqet zyrtare të Ministrise së Zhvillimit Urban dhe AKPT-s do të jenë platforma e komunikimit  me publikun  për çdo zhvillim të ri që lidhet me PPK. 

 

  1. PLANI I PERGJITHSHEM KOMBETAR 
  2. GENERAL NATIONAL SPATIAL PLAN (English)
  3. HARTAT
  4. VSM
  5. PROCESI I BASHKËRENDIMIT DHE DËGJESAT PUBLIKE