Konsultimet Publike per rishikimin e draftit te ligjit "Per Planifikimin e Territorit"

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ngriti, me urdhёr nr. 8, datё 31.10.2013, një grup tё posaçёm pune për rishikimin e ligjit nr.10119, datë 23.04.2009 “Për planifikimin e Territorit”. Me datë 07.02.2014, u publikua drafti i ligjit të rishikuar “Për planifikimin e Territorit”.

Me qёllim realizimin e njё procesi konsultativ sa mё gjithёpёrfshirёs, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, organizoi, gjatё periudhёs tetor 2013 - janar 2014, njё sёrё takimesh me Autoritete Kombëtare e Vendore, pёrfaqёsues tё grupeve tё interesit dhe shoqërisë civile pёr tё diskutuar mbi pritshmёritё e tyre pёr pёrmirёsim të Ligjit nr. 10119, datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit”, i ndryshuar.

Ndryshimet e propozuara kanё qёllimin tё pёrmirёsojnё zbatueshmёrinё e ligjit pёrmes ndryshimeve tё nevojshme ligjore nё drejtim tё kuptueshmёrisё sё terminologjisё dhe proceseve planifikuese dhe të trajtimit tё problematikave tё evidentuara e sugjerimeve tё marra gjatё dёgjesave publike tё organizuara me autoritetet qёndrore, vendore dhe grupet e interesit.

DRAFTI PËR KONSULTIM I LIGJIT 10119, DATË 23.04.2009, "PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT", TË RISHIKUAR-SHKURT 2014

RELACION MBI NDRYSHIMET E PROPOZUARA TË LIGJIT NR. 10119, DATË 23.04.2009"PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT", 7 SHKURT 2014.

Komentet dhe vёrejtjet e mundshme në lidhje me këtë fazё konsultimi mund të dёrgohen: në adresën e-mail: rishikimlpt@gmail.com

Sugjerimet dhe komentet do të botohen periodikisht në faqen zyrtare të MZHUT dhe AKPT http://www.planifikimi.gov.al