Workshop me ekspertët e DLDP-së, me temë “Lidhja e Planit të Përgjithshëm Vendor me Projekt-Buxhetin Afatmesëm”

E mërkurë, 18 October 2017

DLDP Albania, në mbështetje të programit “Për zhvillim lokal dhe decentralizim”, zhvilloi në datën 18 Tetor 2017 workshopin me temën “Lidhja e Planit të Përgjithshëm Vendor me Projekt Buxhetin Afatmesëm”. 

Pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues të programit të DLDP-së dhe përfaqësues të AKPT-së, koordinatorë të procesit të hartimit të planeve vendore. Qëllimi i workshopit ishte marrja e përgjigjeve ndaj pyetjeve se përse dhe si duhet të lidhen Planet e Përgjithshme Vendore me Projekt Buxhetin Afatmesëm.

  1. Trajnimi u zhvillua në dy pjesë , ku në pjesën e parë, të drejtuar nga eksperti i planifikimit urban të DLDP-së, u diskutua mbi:
  2. Aspektet ligjore të dy dokumenteve;
  3. Ndryshimet që ekzistojnë midis PPV-së dhe PBA-së në aspektin kohor dhe përmbajtësor;
  4. Arsyet pse është e nevojshme lidhja midis PPV-së dhe PBA-së;
  5. Karakterin që duhet të ketë dokumenti i PPV-së, i cili duhet të krijojë një balancë midis propozimeve kombëtare dhe atyre vendore;
  6. Kategorizimin e projekteve të propozuar në PPV, duke u bazuar në matricën e PBA-së.

 

Në pjesën e dytë, drejtuar nga ekspertja e financave, u diskutua mbi aspektet teknike të lidhjes së PPV-së me PBA-në:

  1. Procesi i menaxhimit të financave publike;
  2. Ligji i financave vendore;
  3. Roli i grupit GMS si lider i proceseve të planifikimit të integruar në bashki;
  4. PBA-të dhe elementët e saj kryesorë, si dhe matrica e lidhjes me PPV-të;
  5. Treguesit e monitorimit të PBA-së; 4 tipet kryesore të tyre dhe anët pozitive dhe negative të secilit tregues.

Kjo eksperiencë do të shërbejë për një njohje sa më të mirë të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, me politikat financiare vendore, për një proces sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës të hartimi të PPV-ve, ç’ka mendohet se do të shërbejë që ato të bëhen lehtësisht të zbatueshme nga bashkitë, edhe nëpërmjet buxhetimit afatmesëm.