Takimi i FBPV-së për hartimin e PPV-ve për Bashkitë Vau Dejës, Klos, Pukë, Mirditë, Gramsh, Belsh, Dropull

E mërkurë, 15 November 2017

Referuar VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, Neni 2 përcakton se:

“Forumi për bashkërendimin e planifikimit” është një mekanizëm për të nxitur diskutimet strategjike të përfaqësuesve: të autoritetit përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit, pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe ekspertëve; për të arritur koordinimin e çështjeve të planifikimit për një zonë, njësi vendore, rajon apo territorin në përgjithësi. Forumi nuk është entitet vendimmarrës, miratues apo zgjidhës i konflikteve.

Forumi për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor konstituohet pas ndërmarrjes së nismës për hartimin e dokumentit të planifikimit vendor, me urdhër të drejtorit të Agjencisë.

FBPV-ja drejtohet nga drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe përbëhet nga drejtuesi i organit përgjegjës për planifikimin në njësinë vendore që ka ndërmarrë nismën, përfaqësuesi planifikues i bashkive kufitare dhe përfaqësuesi planifikues i qarkut. Sipas rastit, FBPV-ja mund të ketë në përbërjen e tij edhe përfaqësues të grupeve të interesit.

Më datë 14.11.2017 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit organizoi takimin e Forumit për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor për bashkitë Vau Dejës, Klos, Pukë, Mirditë, Gramsh, Belsh dhe Dropull.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Planeve të Zhvillimit të bashkive Vau Dejës dhe Klos dhe i Strategjisë Territoriale të bashkive Pukë, Mirditë, Gramsh, Belsh dhe Dropull.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues tëstudiove konsulente UTS-01, GAIA S.A. MELETON, IDRA,  MetroPolis dhe Universiteti Polis; përfaqësues tëbashkive Dropull, Vau Dejës, Klos, Gramsh, Belsh, Mirditë, Pukë, Prrenjas, Pogradec, Maliq, Cërrik, Finiq, Gjirokastër, Fushë-Arrëz; përfaqësues të AdZM Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër, AZHR 1, 2, 3 dhe 4, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Qendra Alpe, DRKK Shkodër, FSHZH, PPNEA, Qarku Lezhë dhe Elbasan, Rajoni i Janinës. 

  • U prezantua Plani i Zhvillimit të Bashkisë Vau Dejës duke u ndalur fillimisht në Vizionin dhe Drejtimet e Zhvillimit të bashkisë, mbi njësitë e përcaktuara si subjekt hartimi PDV dhe mbi kodifikimin e njësive strukturore.
  • Pas prezantimit të parë u prezantua Plani i Zhvillimit të Bashkisë Klos duke u ndalur kryesisht në parimet e PPV-së, Vizionin dhe drejtimet e zhvillimit të bashkisë, konvertimet mes sistemeve territoriale, projektet prioritare dhe njësitë e përcaktuara si subjekt hartimi PDV në bashkinë Klos.

 

Rekomandimet e dhëna nga pjesëmarrësit për pjesën e parë të prezantimit konstatonin në:

  1. Paraqitjen në hartat e PPV-së së bashkisë Klos, e disa monumenteve të Kulturës të cilat ndodhen përgjatë Rrugës së Arbërit;
  2. Nevoja për kryerjen e një studimi më të detajuar për shpalljen e liqenit të Balgjajve, Zonë e Mbrojtur;
  3. Parkun Rajonal të Drinit, të propozuar në PPV Vau Dejës, për të cilin propozohet mbrojtje e ekosistemit, apo është e nevojshme propozimi për një zhvillim të qëndrueshëm;
  4. Koordinimin e PPV Vau Dejës me PPV Shkodër dhe Lezhë, në lidhje me projektin e propozuar për rrugën Vau Dejës-Bushat-Velipojë-Shëngjin;\
  • U prezantua Strategjia Territoriale e Bashkive Gramsh dhe Belsh duke u ndalur fillimisht në gjetjet e analizës së gjendjes ekzistuese të bashkive, mbi deklaratën e Vizionit, infrastrukturën e propozuar si edhe mbi objektivat strategjike dhe projektet pilote.
  • U prezantua Strategjia Territoriale e Bashkisë Dropull duke u ndalur fillimisht në gjetjet e analizës së gjendjes ekzistuese të bashkive, mbi deklaratën e Vizionit, skenarët e zhvillimit si edhe mbi objektivat strategjike dhe projektet prioritare.

 

Rekomandimet e dhëna nga pjesëmarrësit për pjesën e dytë të prezantimit konstatonin në:

  1. Koordinimin e PPV Gramsh dhe PPV Belsh me bashkitë kufitare të cilat kanë miratuar PPV-të, në lidhje me infrastrukturën rajonale të propozuar;
  2. Fazën e zbatimit të rrugëve orbitale të propozuar për bashkitë Gramsh dhe Belsh;
  3. Projektin e infrastrukturës në lidhje me përmirësimin e lidhjes ndërvendore të bashkisë Dropull, i cili shihet me interes dhe ka mundësi financimi;
  4. Vizionin e bashkisë Dropull, i cili është në përputhje me vizionin e bashkisë Gjirokastër.
  • U prezantua Strategjia Territoriale e Bashkive Pukë dhe Mirditë duke u ndalur fillimisht në gjetjet e analizës së gjendjes ekzistuese të bashkive, mbi deklaratën e Vizionit, planin e veprimit si edhe mbi objektivat strategjike dhe projektet pilote.

 

Rekomandimet e dhëna nga pjesëmarrësit për pjesën e fundit të prezantimit konstatonin në:

  1. Rëndësinë e pjesëmarrjes së aktorëve në procesin e hartimit të PPV. Duke sqaruar faktin se kjo pjesëmarrje e aktorëve duhet të jetë përgjatë hartimit të Plani të Përgjithshëm Vendor si dhe jo në momentin e fundit kur plani është në fazën e miratimit;
  2. Shtrirjen e propozimit të PPV-së Vau Dejës, në lidhje me Parkun Rajonal në luginën e Drinit, edhe në territorin e bashkisë Pukë.