Takimi i FBPV-së për hartimin e PPV Bashkitë Malësi e Madhe, Tropojë dhe Vau Dejës

E martë, 18 July 2017

Referuar VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, Neni 2 përcakton se:

“Forumi për bashkërendimin e planifikimit” është një mekanizëm për të nxitur diskutimet strategjike të përfaqësuesve: të autoritetit përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit, pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe ekspertëve; për të arritur koordinimin e çështjeve të planifikimit për një zonë, njësi vendore, rajon apo territorin në përgjithësi. Forumi nuk është entitet vendimmarrës, miratues apo zgjidhës i konflikteve.

Forumi për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor konstituohet pas ndërmarrjes së nismës për hartimin e dokumentit të planifikimit vendor, me urdhër të drejtorit të Agjencisë.

FBPV-ja drejtohet nga drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe përbëhet nga drejtuesi i organit përgjegjës për planifikimin në njësinë vendore që ka ndërmarrë nismën, përfaqësuesi planifikues i bashkive kufitare dhe përfaqësuesi planifikues i qarkut. Sipas rastit, FBPV-ja mund të ketë në përbërjen e tij edhe përfaqësues të grupeve të interesit.

Më datë 18.07.2017 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit organizoi takimin e Forumit për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor për bashkitë Mat dhe Klos.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Planeve të Zhvillimit të bashkisë Mat dhe i Strategjisë Territoriale të Bashkisë Klos.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues tëstudiove konsulente IDRA dhe MetroPolis; përfaqësues tëbashkive Mat, Klos dhe Mirditë; përfaqësues të AdZM Dibër, DLDP, Agjencia e Zhvillimit Rajonal 2, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe G&G group.

U prezantua Plani i Zhvillimit të Bashkisë Mat duke u ndalur në këto pika:

  • Vizioni i zhvillimit dhe propozimet konkrete;
  • Kushtëzimet dhe parimet e ndjekura gjatë hartimit të PPV-së;
  • Infrastruktura e propozuar;
  • Ndryshimet në përdorimin e tokës;
  • Transformimet Strategjike;
  • Njësitë strukturore;
  • Si dhe ku do të zhvillohet / ruhet / përmirësohet bashkia Mat.

 

Pas prezantimit të parë, diskutimi nga pjesëmarrësit u përqendrua në këto pika:

      • Sugjerimi i MZHETTS-it për orientimin e turizmit drejt natyrës më tepër sesa drejt bujqësisë;
      • Sugjerimi për lidhjen e Burrelit me Tiranën dhe Durrësin nëpërmjet rrugës së Arbërit, për të kaluar nëpërmjet Klosit;
      • Mundësitë e zhvillimit të Ulëzës, duke patur liqenin si potencial kryesor;
      • Shqetësimi nga IMK mbi ndërtimet në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore, të cilat kërkojnë përreth tyre një zone buferike prej 100m;
      • Hierarkizimi i sektorëve dhe i burimeve nga PPV-ja;
      • Bashkërendimi i bashkive Mat dhe Klos për lobim fondesh për financimin e projekteve pasi dy qendrat funksionojnë si një pol i vetëm.

 

Pas diskutimit të hapur mbi prezantimin e PPV-së Mat, u prezantua Strategjia Territoriale e Bashkisë Klos duke u ndalur në këto pika:

      • Hartat mbi Analizën e Thelluar të Territorit;
      • Rezultatet e Anketave;
      • Vizioni i bashkisë Klos;
      • Orientimet Strategjike të Zhvillimit;
      • Plani i Veprimeve;
      • Projektet Pilot.

 

Pas prezantimit, diskutimi nga pjesëmarrësit u përqendrua në këto pika:

  • Lloji i turizmit i cili parashikohet të zhvillohet në zonë dhe kontraditat që mund të lindin nga prioritarizimi i turizmit natyror me zhvillimin e industrisë;
  • Thellimi i studimit mbi propozimin e zhvillimit të qytetit të Klosit në anën tjetër të lumit Mat;
  • Parashikimet mbi konvertimin e sistemeve;
  • Ndërthurja e “Strategjive Territoriale” të bashkive Mat dhe Klos për lidhjen e këtyre dy bashkive me Bulqizën, duke qenë se është zonë e pasur me minerare.