Takimi i FBPV-së për hartimin e PPV Bashkitë Malësi e Madhe, Tropojë dhe Vau Dejës

E martë, 11 July 2017

Referuar VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, Neni 2 përcakton se:

“Forumi për bashkërendimin e planifikimit” është një mekanizëm për të nxitur diskutimet strategjike të përfaqësuesve: të autoritetit përgjegjës për hartimin e dokumentit të planifikimit, pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe ekspertëve; për të arritur koordinimin e çështjeve të planifikimit për një zonë, njësi vendore, rajon apo territorin në përgjithësi. Forumi nuk është entitet vendimmarrës, miratues apo zgjidhës i konflikteve.

Forumi për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor konstituohet pas ndërmarrjes së nismës për hartimin e dokumentit të planifikimit vendor, me urdhër të drejtorit të Agjencisë.

FBPV-ja drejtohet nga drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe përbëhet nga drejtuesi i organit përgjegjës për planifikimin në njësinë vendore që ka ndërmarrë nismën, përfaqësuesi planifikues i bashkive kufitare dhe përfaqësuesi planifikues i qarkut. Sipas rastit, FBPV-ja mund të ketë në përbërjen e tij edhe përfaqësues të grupeve të interesit. 

Më datë 11.07.2017 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit organizoi takimin e Forumit për Bashkërendimin e Planifikimit Vendor për bashkitë Malësi e Madhe, Tropojë dhe Vau Dejës.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Planeve të Zhvillimit të bashkive Malësi e Madhe dhe Tropojë dhe i Strategjisë Territoriale të Bashkisë Vau Dejës.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues tëstudiove konsulente Atelie 4, B&L dhe UTS-01; përfaqësues tëbashkive Malësi e Madhe, Tropojë, Vau Dejës, Fushë-Arrëz; përfaqësues të AdZM Shkodër dhe Kukës, Universiteti Polis, DLDP, Agjencia e Zhvillimit Rajonal 1, DLDP, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Qarku Kukës, IP3, GIZ dhe Qendra e Alpeve.

U prezantua Plani i Zhvillimit të Bashkisë Malësi e Madhe duke u ndalur në këto pika:

  • Plani i Zhvillimit;
  • Plani i Veprimit/ Zbatimi i Planit;
  • VSM / Vlerësimi Strategjik Mjedisor. 

 

Pas prezantimit të parë u prezantua Plani i Zhvillimit të Bashkisë Tropojë duke u ndalur në këto pika:

  • Elementët e rëndësisë kombëtare/ ndërlidhja e tyre;
  • Plani i mbrojtjes së mjedisit dhe Plani për trashëgiminë natyrore dhe kulturore;
  • Kategorizimi i Sistemit Urban dhe shpjegimi i pasaportave të Njësive Strukturore;
  • Strukturat në shërbim të bujqësisë dhe stanet e Bjeshkëve;
  • Infrastruktura dhe transporti publik, formalizimi dhe përcaktimi i stacioneve;
  • Shërbimet sociale dhe hapësirat publike.

 

E fundit u prezantua Strategjia e Zhvillimit të Territorit për Bashkinë Vau Dejës duke u ndalur në këto pika:

    • Vizioni Strategjik, i cili lidh ekonominë me territorin;
    • Parimet dhe direktivat e Planit të Përgjithshëm Kombëtar dhe PINS Bregdeti;
    • Nevojat, potencialet dhe pengesat. Analiza SWOT dhe Metabolike;
    • Zhvillimi i zonave fushore;
    • Zhvillimi i zonave malore;
    • Objektivat Strategjike;
    • Programet Strategjike dhe Projektet Strategjike.

 

Rekomandimet e dhëna nga pjesëmarrësit konstatonin në:

    • Kategorizimi i rrugëve ekzistuese e cila nuk është detyrë e PPV-ve. Trajtimin e multimodalitetit lidhur me aksesimin e zonave turistike;
    • Alternativa të tjera zëvëndësusese të lundrimit që është i mundur vetëm gjatë sezonit veror, në Bashkinë e Vau Dejës;
    • Potencial për atraksion turistik 250 kulla me vlerë historike në Curraj të Epërm. Shtigje me potenciale turistike si Razma në Bogë e cila përmban specje endemike;
    • Fokusimi tek turizmi dhe evidentimi kapaciteteve të tjera lokale që mund të funksionojnë për krijimin e një zinxhiri ekonomik;
    • Turizmi Energjitik, mënyrat e zhvillimit në të tre bashkitë e veriut. Kufizimet dhe lejet nga autoritete përgjegjëse për aksesimin e hidrocentraleve të zonës. Krijimi i një Muzeu Energjitik në territorin e Bashkisë së Vau Dejës;
    • Erozionin që zona Vig-Mnelë ka aktualisht dhe mënyrat e trajtimit të këtij fenomeni natyror;
    • Kujdesi me propozimet për krijimin e limaneve në territorin e Malësisë së Madhe, pasi ka një Plan Menaxhimi për Liqenin e Shkodrës, i cili i ndalon këto lloj propozimesh. Bashkitë duhet të përfshijnë edhe prodhimin e energjisë diellore të rinovueshme në keto territore;
    • Për të zhvilluar sektorin e Bujqësisë në këto territore, duhen propozuar zona për industrinë e lehtë agro-përpunuese, pasi vjelja dhe grumbullimi bëhet në zonë, ndësa përpunimi ndodh në një vend tjetër, duke larguar kështu punësimin.