Takime me autoritetet e qeverisjes vendore në qarqet Fier, Berat, Gjirokastër, Tiranë

Data e Trainimit: 
07/04/2014 to 11/04/2014

Në vazhdim të procesit të takimeve me të gjitha Njësitë e Qeverisjes Vendore të Republikës së Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ndihmoi dhe asistoi edhe këtë javë, nga data 07.04.2014 - 11.04.2014, Qarkun e Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe Tiranës.

Bazuar në Nenin 80, pika 3, të Ligjit Nr. 10119 datë 23.04.2009, për “Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar, autoritetet vendore të planifikimit, brenda fundit të muajt mars të çdo viti duhet të përgatisin Raportin Vjetor të Zhvillimit të Territorit të vitit para ardhës.

Kjo nismë takimesh e ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit fokusohet kryesisht tek prezantimi i strukturës, kapitujve e nënkapitujve mbi bazën e së cilës autoritetet vendore do të bazohen për përgatitjen dhe hartimin e Raportit Vjetor të Zhvillimit të Territorit që secila prej tyre ka në administrim.  Gjithashtu është prezantuar metodologia e marrjes së të dhënave nga terreni për plotësimin e raportit vjetor të zhvillimit, me informacionin hartografik dhe tabelar mbi gjendjen ekzistuese të zhvillimeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin në territorin e Shqipërisë.

Gjatë këtyre takimeve nuk kanë munguar edhe diskutimet dhe dhënia e asistencës ana e ekspertëve të AKPT-së mbi mënyrën e botimit të instrumenteve të planifikimit të territorit dhe botimit të Raportit Vjetor të Zhvillimit të Territorit në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, si detyrim ligjor.

Qarku Fier

Organizimi i takimit të përfaqësuesve të AKPT-së me

autoritetet vendore të Qarkut Fier rezultoi i suksesshëm

dhe me një pjesëmarrje të gjerë.U tregua vëmendje e lartë

për mënyrën e përgatitjes së raportit vjetor të zhvillimit të

territorit dhe interes i veçantë në metodologjinë që do të

përdoret në realizimin e dy hartave bazë që do të shoqërojnë këtë raport.

 

Qarku Berat

Takimi në këtë Qark u shoqërua me një pjesëmarrje të lartë të

autoriteteve vendore, si pasojë e nevojës për marrje informacioni

mbi përgatitjen e raportit vjetor të zhvillimit të territorit, por edhe falë

raporteve të mira bashkëpunuese të Këshillit të Qarkut të Beratit

me njësitë e qeverisjes vendore të saj.Duhet theksuar fakti se

qarku i Beratit si dhe ai i Dibrës, do të mbështesin dhe

bashkëpunojnë me disa prej autoriteteve vendore të cilat ia kanë kaluar kompetencat e tyre administrative qarkut të Beratit.

 

Qarku Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës bëjnë pjesë autoritete të rëndësishme

vendore si Bashkia Gjirokastër, qytet me vlera të rëndësishme

në trashëgiminë e kulturës botërore, e mbrojtur nga UNESCO.

Gjithashtu, duhet theksuar edhe prezenca e lartë e monumenteve

të kulturës dhe e qyteteve antike si Antigonea, Hadrianopoli, etj.

Për këtë arsye, është një zonë shumë sensitive për sa i përket

analizës dhe raportimit të kujdesshëm që duhet treguar mbi zhvillimet e realizuara vitet e fundit në këtë zonë.Vlen për t’u përmendur bashkëpunimi dhe disponibiliteti i ofruar nga profesionistët, arkitektët, urbanistët, topografëte qarkut të Gjirokastrës, për të ndihmuar të gjitha autoritetet vendore të cilat shprehën vështirësi në hartimin e raportit vjetor për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore.

 

Qarku Tiranë

Në këtë takim u vu re një prezencë e ulët e përfaqësuesve

të autoriteteve vendore.Të pranishmit në këtë bisedim ishin

të interesuar dhe të gatshëm të plotësonin kërkesat e

parashtruara nga Ligji Nr. 10119 datë 23.04.2009, për

“Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar, për përgatitjen e raportit

vjetor të zhvillimit të territorit. Nga ana e ekspertëve të AKPT-së

u shpreh mbështetja në dhënien e asistencës jo vetëm në hartimin e raportit vjetor të zhvillimit të territorit, por edhe në proceset e tjera në lidhje me instrumentet e planifikimit të territorit, mbi botimet në Regjistrin e planifikimit të territorit, si detyrim ligjor.