Takime me autoritetet e qeverisjes vendore në qarqet Durrës, Elbasan dhe Korcë

Data e Trainimit: 
25/03/2014 to 27/03/2014

Në bazë të Ligjit Nr. 10119 datë 23/04/2009 "Për Planifikimin e Territorit" i azhornuar, Neni 80 pika 3, autoritetet vendore dhe qëndrore të planifikimit, brenda fundit të muajit Mars duhet të përgatisin Raportin Vjetor për Zhvillimet në Territor të vitit të mëparshëm.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në datë 25, 26, 27 Mars 2014, organizoi takime me autoritetet e qeverisjes vendore në qarqet Durrës, Elbasan dhe Korcë, si institucione përgjegjëse për zhvillimet që ndodhin në territorin që ato administrojnë.

Ky takim u realizua në kuadër të:

Nismës për asistencë të përgatitjes së Raportit Vjetor të Zhvillimit të Territorit.

Në këtë takim u trajtua qëllimi për të cilin hartohet Raporti Vjetor, baza ligjore në të cilën mbështetet, struktura institucionale vëzhguese dhe raportuese, metodologjia, aktivitetet vëzhguese, periudha e vëzhgimit dhe raportimit si dhe territori në të cilin kryhet vëzhgimi. 

Gjithashtu u prezantua mënyra e grumbullimit të të dhënave, përpunimi i tyre dhe metodologjia për përgatitjen e hartave bazë të përdorimit të tokës dhe infrastrukturës ekzistuese të NJQV-ve.

DURRËS

Në qarkun Durrës, interesimi ishte shumë i lartë

dhe u diskutua për çështjet e miratimit të planeve

të përgjithshme vendore dhe  për krijimin e Raporteve

Vjetor në bazë të të dhënave që ata disponojnë.

 

 

 

ELBASAN

Në Qarkun Elbasan, pjesëmarrja ishte

e ulët edhe pse interesimi i treguar për

këtë takim ishte i lartë.

 

 

 

 

KORÇË

Në qarkun Korçë, pjesëmarrja ishte e lartë.

U diskutua gjerësisht për problemet e komunave

në përgjithësi dhe për kapacitetet e ulta që ato kanë

për krijimin Raportit Vjetor të zhvillimit të territorit.

Gjithashtu, në këtë takim nuk munguan edhe pyetjet

mbi proceset dhe miratimet e Instrumenteve të përgjithshëm vendor.

 

Rëndësi të veçantë kishin dhe diskutimet mbi procesin e përgatitjes së Raportit konkretisht në lidhje, me bashkëpunimin ndër institucional  për plotësimin e këtyre të dhënave.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit shprehet e gatshme të ofrojë asistencë teknike për çdo bashki dhe komunë në lidhje me realizmin e këtij Raporti por edhe në përgatitjen e materialeve për Planet e Përgjithshme Vendore.