Njoftim mbi aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

Data e Trainimit: 
09/05/2014 to 12/05/2014

Në datë 09 dhe 12 Prill 2014, Agjencia Kombëtare e Planifikimit

të Territorit,ndërmori  aktivitetin e takimeve me studente të

fakulteteve të ndryshme, për përfshirjen e tyre në praktikat

profesionale, të ofruara nga ky Institucion. Këto aktivitete

informuese me studentet u realizuan në bashkëpunim me Fakultetin

e Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave.

 

Gjatë këtyre ditëve u prezantua aktiviteti i Agjencia Kombëtare e Planifikimit të

Territorit dhe projektet e saj madhore ku përfshihen Plani i Përgjithshëm Kombëtar,

Plani i integruar ndërsektorial i Bregdetit dhe Plani i integruar ndërsektorial i Tiranë - Durrës. 

Pjesëmarrja dhe interesimi i studenteve pranë stendës së ngritur për këtë qellim ishte i lartë.

Interesimi ishte nga studente të fushave të ndryshme si Arkitektura, Urbanistika, Inxhinieria e

Ndërtimit, Gjeomatika, Gjeoinformatika dhe Gjeologjia. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit,

do  të vazhdoj më tej në përzgjedhjen dhe përfshirjen e studenteve në aktivitetet që do të ndërmarrë në vazhdim.