Juxhina Ballaci

Specialiste në Sektorin e Regjistrit të Zhvillimit të Territorit në Drejtorinë  e Regjistrit të Zhvillimit të Territorit

 Email :   juxhina.ballaci@planifikimi.gov.al

Juxhina Ballaci ka lindur më 17 mars 1993. Ka përfunduar studimet e larta në 2014 në Departamentin e Inxhinierisë së Mjedisit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Aktualisht është duke ndjekur studimet  Master Shkencor pranë të njëjtit universitet për Energjitikë.

Znjsh.Ballaci është trajnuar dhe çertifikuar për “Energjitë e Rinovueshme”, “Burimet Ujore – Ju keni një rol për të luajtur”, “Standartet Arkitekturore të Efiçencës së Energjisë në Banesat Urbane” dhe “Ekonomia e Mjedisit”.

Prej periudhës shkurt 2016- mars 2016 ka kryer praktikën profesionale pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe prej prill 2016 punon si specialiste në Sektorin e Regjistrit të Zhvillimit te Territorit pranë Drejtorisë  së Regjistrit të Zhvillimit të Territorit.

Zotëron mire gjuhën  Italiane dhe Angleze.