Hartimi i draft-VKM nr. 671, dt. 29.07.2015 "Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit"

Në zbatim të përcaktimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është autoriteti përgjegjës për të propozuar në Këshillin e Ministrave, nëpërmjet ministrit përgjegjës për çështjet e planifikimit të territorit, rishikimin e akteve apo hartimin e akteve të reja nënligjore.

 

Gjatë hartimit të disa planeve kombëtare dhe vendore, është parë e nevojshme rishikimi i VKM-së Nr. 671, datë 29.07.2015, “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit”.Gjithashtu, me ndryshimet e fundit ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, ka lindur detyrimi i përshtatjes së Rregullores së Planifikimit me këto ndryshime.

 

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka përgatitur draft-VKM Nr. 671, datë 29.07.2015, “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit”. Qëllimi i ndërhyrjeve është hartimi i një rregullore e cila duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe efikase në përdorim për të gjithë autoritetet përgjegjëse për planifikimin e territorit shqiptar.

 

Në kuadër të bashkëpunimit me palët e interesuara AKPT ka organizuar disa takime, gjatë periudhës Qershor – Korrik, me qëllim prezantimin e ndryshimeve të propozuara dhe mbledhjen e mendimeve mbi këto ndryshime. Materiali draft i përgatitur është ndarë edhe elektronikisht me grupet përgjegjëse për planifikim në nivel qendror dhe vendor, si edhe me studiot konsulente të hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore, për të marrë sugjerime dhe komente mbi ndryshimet e propozuara.

 

Me datë 05.10.2017 draft VKM-ja është dërguar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për t’u shpërndarë më pas drejt ministrive të tjera.

 

Drafti i rishikuar i VKM Nr. 671, dt. 29.07.2015 gjendet: Këtu

Relacioni sqarues mbi ndryshimet e propozuara gjendet: Këtu