Gejsu Selimi

Specialiste në Sektorin e Planifikimit të Bashkrenduar-Drejtoria për Zhvillimin e Territorit

E-mail: gejsu.selimi@planifikimi.gov.al

Gejsu Selimi ka lindur më 26 shtator 1990 në Tiranë.

Ka kryer studimet e larta dhe Master Shkencor për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Pjesmarrëse dhe fituese e disa çmimeve në disa  konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare organizuar nga: Ministria e Zhvillimit Urban dhe Shoqata e Arkitekëve të Shqipërisë ;  Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit; Komuna e Leveranos, Provina e Leçes dhe archistart; Komuna Kashar dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes ;  etj.

Ka punuar për rreth dy vite si arkitekte në sektorin privat. Eksperiencën e parë në administratë e ka patur pranë AKPT-së, ku në periudhën Korrik-Shtator 2015 ka kryer praktikën profesionale në kuadër të programit : “Programi i Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, nga Ministria e Mirqesies Sociale dhe Rinisë.

Zotëron aftësi dhe kompetenca kompjuterike në: AutoCAD, Autodesk 3ds Max, Adobe Photoshop, Rhinoceros, MS Office, etj.                                                                  

Zotëron njohuri në gjuhën angleze.