Dëgjesë Publike për njoftimin e marrjes së Nismës për hartimin e PPV-së, Bashkia Belsh

E martë, 29 August 2017

Bashkia Belsh, më datë 29.08.2017, ora 10:30, organizoi dëgjesën publike për marrjen e Nismës për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Belsh, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Belsh dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 70 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur procesi nëpër të cilin kalon hartimi i dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor,  duke u ndalur në këto pika:

 

 

 

 

  • Pse hartohet Plani i Përgjithshëm Vendor;
  • Përmbajtja e Planit të Përgjithshëm Vendor:
      1. Dokumenti i Strategjisë Territoriale;
      2. Dokumenti i Planit të Zhvillimit;
      3. Dokumenti i Rregullores;
      4. Dokumenti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
      5. PIK  (Plani i Investimeve Kapitale).
    • Përshtypjet e marra nga vizitat në terren:
        1. Peizazhi linear;
        2. Bujqësia e zhvilluar;
        3. Horizontaliteti i peizazhit ndërtimor;
        4. Liqenet.
    • Takimet e parashikuara, ku janë planifikuar të paktën edhe 5 dëgjesa të tjera publike;
    • Përbërja e grupit të punës së studios konsulente dhe stafit të bashkisë;
    • Ngritja e Forumit Këshillimor Vendor dhe rëndësia e tij;
    • Timeline i procesit të punës së hartimit të PPV-së deri në miratimin e tij;
    • Financuesit e procesit.

     

    Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

    • Pikë problematike e cila shtrihet në të gjithë territorin e bashkisë, si në zonat urbane dhe më tepër në zonat rurale është mungesa e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve. Gjithashtu ka mungesa të theksuara të sistemin të ujitjes dhe kullimit.
    • Bujqësia është duke u zhvilluar, por një faktor i rëndësishëm i cili ndikon në zhvillimin e mëtejshëm të saj është mungesa e një tregu, ku mund të grumbullohen fillimisht dhe më pas të tregtohen produktet bujqësore.
    • Bashkia vuan nga një mungesë e madhe e shërbimeve publike duke përmendur mungesën e një banke, hotelerisë, restoranteve etj.

     

    Në fund të diskutimit u sqarua se takimi i organizuar ishte prezantues dhe procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Belsh, gjatë vizitave në terren.