Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Përmet

E hënë, 18 December 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Përmet, më datë 15.12.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur strategjia territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Gjetjet e analizës së kryer mbi të dhënat e grumbulluara:
  • Prezantimi i tre skenarëve të mundshëm të zhvillimit strategjik:

 

 

  1. Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë.
  2. Skenari II: Zhvillimi i sektorit bujqësor, i cili do të mbështetej në: zhvillimin e vreshtarisë përgjatë luginës së Vjosës dhe në fuqizimin e pemëtarisë.
  3. Skenari III: fuqizimi i turizmit nëpërmjet fuqizimit të vendbanimeve fshatare, aty ku karakteri dhe jetesa e banorëve ka mbetur e pandryshuar.
  • Vizioni strategjik i zhvillimit të bashkisë;
  • Prezantimi i tre objektivave strategjik:
  • Prezantimi i paketës së projekteve strategjike të evidentuara sipas objektivave strategjik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Lidhja e Përmetit me paketat turistike rajonale;
  • Marrja e masave për mbrojtjen e tokave buzë Vjosës;
  • Mbjellja e pemëve të reja në parkun përballë qytetit;
  • Nevoja për ambjente për moshën e tretë;
  • Mundësia e Zhvillimit të zonës së parkut përballë qytetit ku qytetarë të ndryshëm kanë pronat e tyre. Në kushtet e një tkurrje të popullsisë zgjerimi i qytetit është i panevojshëm dhe i pamundur;
  • Bashkia duhet të punojë për sigurmin e fondeve për realizimin e projeteve prioritare;
  • Rehabilitimi i infrastrukturës së lagjeve të qytetit. 

Në fund të diskutimit studio konsulente i sugjeroi bashkisë të vijojë edhe me takime të tjera tematike psh: për bujqësinë, infrastrukturën, etj, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi.