Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Kolonjë

E premte, 15 December 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Kolonjë, më datë 14.12.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur strategjia territoriale e bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Gjetjet e analizës së kryer mbi të dhënat e grumbulluara:
  • Prezantimi i tre skenarëve të mundshëm të zhvillimit strategjik:

 

 

 

  1. Skenari I: vijimi në trendin aktual të zhvillimit pa ndërhyrje në territor dhe në mekanizmat social dhe ekonomik të bashkisë.
  2. Skenari II: Vlerësimi i territoreve fushore dhe malore me potenciale për zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë
  3. Skenari III: Kombinimi i sektorëve bujqësi-blegtori dhe turizëm rrit qendrueshmërin e zhvillimit, duke luftuar shpopullimin dhe varfërinë.
  • Vizioni strategjik i zhvillimit të bashkisë;
  • Prezantimi i tre objektivave strategjik:
  • Prezantimi i paketës së projekteve strategjike të evidentuara sipas objektivave strategjik.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Projektet prioritare, ku më urgjenti shihet shërbimi i ujësjellësit;
  • Ngritja e magazinave bujqësore dhe e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore pasi mungojnë në territorin e bashkisë. Një infrastrukturë e tillë do të rriste punësimin dhe nxiste prodhimin;
  • Llixhat e Leskovikut konsiderohen ndër më të mirat në rajon. Rivitalizimi i tyre do të promovonte zonën, do të sillte të ardhura për bashkinë dhe do të punësonte popullsinë lokale; Është në diskutim një projekt ndërkufitar me Greqinë në bashkëpunim me bashkisë Përmet dhe Kolonjë. Bëhët fjalë për një projekt prej 16 mln eurosh nga të cilat bashkia mund të përfitojë 1.5-2mln euro.
  • Financimi i projekteve prioritare: aktualisht ½ e buxhetit të bashkisë shkon si fond pagash. Do të duhet të punohet për evidentimin e donatorevë të mundshëm.

Në fund të diskutimit studio konsulente i sugjeroi bashkisë të vijojë edhe me takime të tjera tematike psh: për bujqësinë, infrastrukturën, etj, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi.