Dëgjesë Publike mbi Strategjinë Territoriale të PPV-së, Bashkia Dropull

E hënë, 13 November 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Dropull, më datë 10.11.2017, mbi Strategjinë Territoriale të Bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm në sallë ishin rreth 50 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur vizioni territorial i bashkisë, duke u ndalur në këto pika:

  • Vizioni për zhvillimin e bashkisë Dropull;
  • Përcaktimin e Prioriteteve sipas kategorive;
  • Përcaktimi i projekteve strategjike;
  • Projektet që i përkasin secilës Njësi Administrative; 

 

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Projektsionet e popullsisë së bashkisë Dropull deri në 2030;
  • Vendndodhjet e propozuara për mbledhjen  dhe tratjtimin e mbetjeve;
  • Zonat ekonomike të përcaktuara për bashkinë;
  • Rëndësinë e lidhjes së zonave rurale me njera-tjetrën dhe përmirësimin e infrastrukturës;
  • Potencialet e bashkisë për nxjerrje dhe përpunim guri si një mundësi për zhvillimin e ekonomisë;

Në fund të diskutimit u sqarua se procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe më të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Dropull, gjatë vizitave në terren.