Dëgjesë Publike mbi hartimin e raportit të VSM-së, Bashkia Vorë

E martë, 13 June 2017

Më datë 13.06.2017, në orën 10:00, pranë Bashkisë Vorë u zhvillua dëgjesa publike për prezantimin e raportit paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të Hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Në takim ishin prezentë rreth 25 persona, përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, përfaqësues të AKPT-së dhe pjestarë të komunitetit.

Pikat ku u vendos më tepër rëndësia gjatë prezantimit të raportit paraprak të VSM-së ishin:

 

 

 

 

 

 

  • Rregullorja dhe Direktivat që ndjek VSM-ja;
  • Objektivi i ligjit sipas Rregullores së VSM-së në Shqipëri, hapat që ndjek procesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Përmbajtja e raportit paraprak të VSM-së;
  • Vizioni: Mundësitë e territorit të Bashkisë dhe veprimet e marra në konsideratë;
  • Vlerësimi i disa alternativave/skenarëve, të cilat ndihmojnë në evidentimin e efekteve të ndryshme të ndikimit në mjedis;
  • Objektivat e mbrojtjes mjedisore të krahasuara me objektivat e planit vendor, kriteret dhe treguesit kyç të qëndrueshmërisë;
  • Faza e monitorimit, përcaktimi i indikatorëve për secilin sektor.

 

Diskutimi i mbajtur pas prezantimit u përqëndrua në këto pika:

  • Përputhshmëria e objektivave të VSM-së me objektivat e planit. U sqarua nga ana e konsulentëve se objektivat përputhen, por ka faktorë të cilat kanë nevojë të monitorohen gjatë përdorimit të planit;
  • Ndikimin negativ të spostimit të trasesë së autostradës pranë linjës së hekurudhës në fshatrat Marqinet dhe Muçaj. U sqarua se devijimi i autostradës bëhet me qëllim që të shtohen hapësirat publike në territorin e bashkisë në mënyrë që kjo hapësirë publike të jetë pjesë e përdorshme nga banorët dhe ndikimi në mjedis nuk ndryshon me situatën aktuale.

Në fund të takimit hartuesit u shprehën se do të marrin parsysh sugjerimet e dala nga takimi dhe do ti bëjnë pjesë të raportit Përfundimtar të VSM-së.