Dëgjesë Publike mbi hartimin e raportit të VSM-së, Bashkia Shijak

E martë, 13 June 2017

Më datë 13.06.2017, në orën 13:00, në ambientet e Njësisë Administrative Xhafzotaj u zhvillua dëgjesa publike për prezantimin e raportit paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të Hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Në takim ishin prezentë rreth 20 persona, përfaqësues të bashkisë, përfaqësues të studios konsulente për hartimin e planit, përfaqësues të AKPT-së dhe pjestarë të komunitetit.

Pikat ku u vendos më tepër rëndësia gjatë prezantimit të raportit paraprak të VSM-së ishin:

 

 

 

 

 

 

  • Rregullorja dhe Direktivat që ndjek VSM-ja;
  • Objektivi i ligjit sipas Rregullores së VSM-së në Shqipëri, hapat që ndjek procesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor;
  • Ligjet shqiptare që janë marrë në konsideratë dhe Strategjitë Kombëtare;
  • Përmbajtja e raportit paraprak të VSM-së;
  • Vizioni: Karakteristikat e territorit të Bashkisë, mundësitë e përmirësimit të potencialeve të tij, nevojat urgjente që paraqiten;
  • Metodologjia: Evidentimi problemeve mjedisore, ndikimet e mundshme të veprimeve, treguesit që do të jenë subjekt i monitorimit;
  • Vlerësimi i disa alternativave/skenarëve, të cilat ndihmojnë në evidentimin e efekteve të ndryshme të ndikimit në mjedis;
  • Faza e monitorimit, përcaktimi i indikatorëve për secilin sektor.

 

Diskutimi i mbajtur pas prezantimit u përqëndrua në këto pika:

  • Impakti i zonës industriale Maminas, paraqitja ne raport dhe propozimet lidhur me të. U sqarua se zona industriale është përfshirë në raport dhe masat e marra nga VSM-ja lidhen me mos lejimin e zgjerimit të kësaj zone dhe trajmin e impakteve që sjell;
  • Impakti mjedisor që sjell desifikimi i zonave urbane. U sqaurua se kjo përqasje planifikimi ruan tokën bujqësore dhe atë natyrore;
  • Impaktin e dy stacioneve të antenave që ndodhen në territorin e Bashkisë Shijak dhe zonat e tyre buffer-ike. Nga hartuesit u sqarua se nuk janë vlerësuar këto stacione pasi statusi i tyre nuk është i qartë dhe menaxhohen në nivel qëndror dhe jo lokal;
  • Sektori i pyjeve, propozimet dhe masat e marra për shtimin e tyre. U sqarua që janë të parashikuara dhe janë pjesë e dokumentacionit të planit ripyllëzimi dhe mbjellja e pemëve të reja anës shtratit të lumit, të cilat ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e sektorit të turizmit por edhe në përmirësim e efekteve të erozionit.

Në fund të takimit hartuesit u shprehën se do të marrin parsysh sugjerimet e dala nga takimi dhe do ti bëjnë pjesë të raportit Përfundimtar të VSM-së.