Dëgjesë Publike mbi Fazën e Tretë të hartimit të PPV-së, Bashkia Vau Dejës

E hënë, 23 October 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e tretë publike të organizuar nga bashkia Vau Dejës, më datë 23.10.2017, mbi Planin e Zhvillimit të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 45 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e zhvillimit që sjell plani,  duke u ndalur në këto pika:

 

 

 

  • Strukturimi i territorit në pesë sisteme të ndara në përqindje si dhe ndryshimet që ata pësojnë.
  • Strukturimi i territorit në njësi stukturore dhe shpjegimi i tyre;
  • Përcaktimi i zonës për strehim publik në territore në pronësi të bashkisë;
  • Përcaktimi i zonës me karakter rekreativ në afërsi të ish kinemasë së qytetit;
  • Përcaktimi i territorit ku propozohet tregu i artizanatit, tregu bujqësor dhe blegtoral;
  • Dendësimi i zonave urbane dhe plotësimi i këtyre zonave më shërbimet e nevojshme. Pritet një rritje e lehtë e popullsisë në 15 vitet që vijnë;
  • Për banoret që ndodhen në zona me rrezik përmbytje, plani ofron mundësinë e tranferimit në një territor të sigurt.
  • Etj.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Cili është buxheti i bashkisë për të vënë në zbatim këtë PPV;
  • Si stimulohen invetimet/biznesi?
  • Zhvillimi i qendrave urbane dhe mbulimi i nevojave për banim/zhvillim në kurriz të tokës bujqësore;
  • Konflikti në dukje midis densifikimit të zonave urbane dhe zhvillimit të turizmit malor;

 

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe sugjerimet e dhëna do të merren parasysh për t’u pasqyruar në dokument.