Dëgjesë Publike mbi Fazën e Strategjisë Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Klos

E mërkurë, 19 July 2017

Bashkia Klos, më datë 19.07.2017, ora 11:00, organizoi dëgjesën publike mbi “Prezantimin e dokumentit të Strategjisë Territoriale” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Klos, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Klos dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 40 persona.

Në dëgjesë u prezantua “Strategjia Territoriale” duke theksuar çështjet kryesore të cilat ishin përmbledhur në këto pika:

  • Hartat mbi Analizën e Thelluar të Territorit;
  • Rezultatet e Anketave;
  • Vizioni i bashkisë Klos;
  • Orientimet Strategjike të Zhvillimit;
  • Plani i Veprimeve;
  • Projektet Pilot.

 

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Parkun e Gjelbër të propozuar në Verilindje të qytetit të Klosit;
  • Vendndodhja dhe sipërfaqja e tregut të propozuar të qytetit;
  • Propozimet në lidhje me zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale;
  • Sugjerimet mbi iterenarin e bypass-it për të qenë më në verilindje si edhe për orientimin e zhvillimit të qytetit drejt jugut;
  • Sugjerimet mbi lidhjen e qytetit të Klosit me rrugën e Arbërit nëpërmjet fshatit Fshat dhe jo nga mali i Cukalit;
  • Propozime mbi zhvillimin e zonës së lumit Mat drejt Kullës së Vashës si zonë kampingu.

Në përfundim të takimit u diskutua mbi disa çështje të lidhura me mbrojtjen e mjedisit si edhe me pasuritë natyrore të zonës.