Dëgjesë Publike mbi Fazën e III të hartimit të PPV-së, Bashkia Tropojë

E mërkurë, 19 July 2017

Bashkia Tropojë, më datë 19.07.2017, ora 11:00, organizoi dëgjesën publike mbi “Prezantimin e Planit të Zhvillimit të Territorit, Rregullores dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor” në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së për bashkinë Tropojë, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë Tropojë, përfaqësues të DLDP-së dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 44 persona. 

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur “Analiza, Strategjia dhe Plani i Zhvillimit të Territorit” duke theksuar çështjet kryesore të cilat ishin përmbledhur në këto pika:

  • Mbrojtja e mjedisit;
  • Ruajtja e vlerave kulturore;
  • Zhvillimi i turizmit;
  • Fuqizimi i bujqësisë dhe blegtorisë;
  • Përmirësimi i aksesueshmërisë në territor dhe në lidhjet e brendshme;
  • Konsolidimi i qebdrave urbane dhe rurale;
  • Përditësimi dhe ngritja e infrastrukturës bazë urbane;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar.

 

 

Nga grupi i studios konsulente u prezantua edhe dokumenti i “Vlerësimit Strategjik Mjedisor”, nga ku konkluzioni ishte se programet dhe projektet e propozuara zhvillimore nuk kanë impakt negativ për bashkinë Tropojë. Projektet të cilat kishin impakt negativ për mjedisin ishin të lidhura me infrastrukturën.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Parashikimet e PPV-së në lidhje me zhvillimet në zonën e Valbonës;
  • Parashikimet për plotësimin e kërkesave në rritje të akomodimit të turistëve;

Në përfundim të takimit u theksua se pikat kryesore të PPV-së do të jenë të ekspozuara për të gjithë qytetarët për të dhënë propozime dhe komente mbi përmirësimin e materialit.