Dëgjesë Publike mbi Fazën e Dytë të hartimit të PPV-së, Bashkia Pukë

E mërkurë, 25 October 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Pukë, më datë 25.10.2017, mbi Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 15 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e vizionit territorial plani,  duke u ndalur në këto pika:

  • Vizioni për zhvillimin e bashkisë Pukë;
  • Përcaktimin e Prioriteteve sipas kategorive;
  • Përcaktimi i projekteve strategjik;
  • Projektet që i përkasin secilës Njësi Administrative;
  • Prezantimi i VSM;

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Puka është e pasur me burime natyrore por nuk është punuar në këtë drejtim për ta zhvilluar;
  • Mungesë e vendeve të magazinimit për bujqësinë dhe blegtorinë;
  • Shkatërrimi i pyjeve, që ka çuar në degradimin e territorit duke krijuar problemin e erozioneve.
  • Pasuritë natyrore (burime mineralesh) dhe kulturore të zonës së Kabashit. Potencialet në këtë zonë justifikojnë ndërhyrjen e nevojshme në përmirësimin e rrugës lidhësë me qytetin e Pukës. Gjithastu në këtë zonë ka shumë pasuri arkelogjike të pa zbuluara për të cilat duhet të bëhet një studim i detajuar.
  • Ndotjet e shkaktuara nga vend depozitimi i mbetjeve në hyrje të qytetit.
  • Papunësia e të rinjve.
  • Puka për zhvillimin e turizmit duhet të parashikojë edhe vendosjen e teleferikëve.
  • Të trajtohet rruga që lidh Çelëzën me Iballën.
  • Problemet që sjellin ndërtimet e Heceve të vogla.

 

Në fund të diskutimit u sqarua se takimin e ardhshëm do të thirren edhe më shumë pjesëmarrës edhe nga foracat politike kundërshtare, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Pukë.