Dëgjesë Publike mbi Fazën e Dytë të hartimit të PPV-së, Bashkia Gramsh

E hënë, 23 October 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Gramsh, më datë 23.10.2017, mbi Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 55 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e strategjisë territoriale,  duke u ndalur në këto pika:

 

 

 

 

 

 

  • Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  • Potencialet brenda territorit të bashkisë Gramsh:
  1. Ujore;
  2. Bujqësore;
  3. Natyrore;
  • Vizioni:
  1. Objektivat Strategjikë;
  2. Programet;
  3. Projektet:
  • Zhvillimi i infrastrukturës rajonale.
  • Zgjatimi i bulevardit dhe përmirësimi i aksit ekzistues.
  • Ndërtimi i By-Passit të qytetit në anën lindore.
  • Ndërtimi i korsive të biçikletave, kalimit të kombësorëve dhe pikave panoramike përgjatë itinerareve dhe rrugëve.
  • Krijimi i shtigjeve drejt destinacioneve turistike të bashkisë.
  • Sistemimi dhe zgjerimi i terminalit të autobuzave në qytetin e Gramshit.
  • Krijimi i parqeve rajonale Gramsh – Ohër.
  • Ndërtimi i sheshit në afërsi të kishës.
  • Sistemimi i qendrave të fshatrave.
  • Restaurimi dhe ruajtja e qendrës historike të Grabovës.
  • Rivitalizimi i bregut të Liqenit të Banjës.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Projektet e paraqitura duhet të jenë më të detajuara për çdo njësi administrative. Këto projekte duhet të evidentohen sipas prioriteteve të çdo vendbanimi
  • Ndryshimi i funksionit të fushës duke e kthyer në shesh si vazhdim i bulevardit.
  • Ndërtimi i unazës në pjesën lindore të qytetit (përgjatë kodrave).
  • Zhvendosja e komisariatit të policisë në periferi të qytetit dhe ndryshimi i përdorimit të godinës aktuale në ambiente në funksion të qytetarëve.
  • Përcaktimi i kateve të ndërtesave sipas zonave.
  • Rehabilitimi mjedisor i ish zonës industriale dhe ndërtimi i parkut të qytetit.
  • Nevoja për parashikimin e një projekti për rikonstruksionin e spitalit të qytetit.
  • Rehabilitimi i lagjes hyrëse të qytetit (në pjesën veriore) dhe ndërtimi i terminalit të autobuzave.

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe pavarësisht se nuk u prezantuan të gjitha, nurmi i projekteve të përgatitur nga grupi i punës është rreth 79. Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Gramsh, gjatë vizitave në terren.