Dëgjesë Publike mbi Fazën e Dytë të hartimit të PPV-së, Bashkia Belsh

E mërkurë, 25 October 2017

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka marrë pjesë në dëgjesën e dytë publike të organizuar nga bashkia Belsh, më datë 25.10.2017, mbi Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Pjesëmarrës në dëgjesë ishin përfaqësues të studiove konsulente për hartimin e PPV-së, përfaqësues të AKPT-së, përfaqësues të bashkisë dhe intelektualë të fushave të ndryshme etj. Të pranishëm ishin rreth 45 persona.

Në dëgjesë u prezantua në mënyrë të përmbledhur konceptet e strategjisë territoriale,  duke u ndalur në këto pika:

 

 

 

 

  1. Ecuria e procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor;
  2. Potencialet brenda territorit të bashkisë Belsh:
  3. Vizioni:
  • 4 Objektivat Strategjikë;
  • 16 Programet;
  • 73 Projektet:
  1. Nxitjen e biznesit, rritjen e përformancës së sektorit ekonomik;
  2. Përmirësimin e konektivitetit të bashkisë më bashkitë kufitare dhe midis pjesëve të saj dhe transporti publik;
  3. Parqet lokale dhe rajonale, rehabilitimi mjedisor;
  4. Rehabilitimi i hapësiave publike.

Pas përfundimit të prezantimit u zhvillua dhe diskutimi mbi materialin e prezantuar. Çështjet që u ngritën nga pjesëmarrësit në takim kishin të bënin me:

  • Mundësia e zhvillimit të ambjenteve për plazh buzë brigjeve të liqeneve të Belshit;
  • Plotësimi i nevojave për ujitje në funksion të bujqësisë dhe kontradita me zhvillimin e turizmit liqenor;
  • Derdhja e ujërave të zeza në liqene dhe nevoja e  ndërtimit të Impjantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura.

Në fund të diskutimit u sqarua se materiali i prezantuar është ende në proces hartimi dhe pavarësisht se nuk u prezantuan të gjitha, nurmi i projekteve të përgatitur nga grupi i punës është rreth 73. Procesi i punës do të vijojë edhe me takime të tjera, jo vetëm me grupin e punës së bashkisë, por edhe me grupe me të vogla interesi në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Belsh, gjatë vizitave në terren.