Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit

Që nga krijimi i saj në vitin 2010, në bazë të ligjit për Planifikimin e Territorit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka operuar në ndihmë të njësive qëndrore dhe vendore të planifikimit. Gjithashtu, nëpërmjet Platformës së Regjistrit të Integruar të Territorit kemi mundësuar qasjen e publikut në informacionin mbi planifikimin e territorit dhe lejet e ndërtimit. Misioni ynë është të mbështesim dialogun profesional në planifikimin e territorit duke përhapur njohuritë e fituara gjatë eksperiencës tonë në këtë fushë, si dhe duke siguruar zbatimin e ligjit për Planifikimin e Territorit dhe akteve nënligjore në fuqi.Agjencia Kombëtare e  Planifikimit  të Territorit (AKPT) është institucion me përgjegjësi planifikimi në kuadër të ministrisë përgjegjëse për çështjet e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, që e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. AKPT ka funksione koordinuese e mbështetëse për autoritetet e planifikimit të çdo niveli dhe ndjek ecurinë e procesit të hartimit të dokumentave të planifikimit të territorit, nëpërmjet krijimit të mekanizmit të Forumit të Bashkerendimit në nivel qendror e atë vendor.

Vendim nr.427 datë 08.06.2016 Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit