Lajme: Përmbledhje

Udhëzim nr.2 i Ministres Gjermeni për zbatimin e Planeve të Përgjithshme Vendore

20/04/2017

Ministrja Gjermeni ka nxjerrë një udhëzim të dytë mbi zbatimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, i cili shpjegon hyrjen në fuqi të tyre dhe veprimtarinë e bashkive në periudhën e ndërmjetme nga miratimi final në Këshillin Kombëtar të Territorit deri në botimin e plotë të dokumentacionit të miratuar në Regjistrin e Integruar të Territorit.

Njoftim mbi aksesin dhe përdorimin e Regjistrit të Integruar i Territorit (RIT)

19/04/2017
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ju njofton se statusi i Regjistri i Integruar i Territorit (RIT) ështe aktiv dhe mund të vijoni me aksesimin dhe përdorimin e tij.

KKT miraton Planin Vendor për bashkitë Tiranë, Përrenjas e Dibër

14/04/2017

Këshilli Kombëtar i Territorit nën drejtimin e Kryeministrit, Edi Rama miratoi sot, Planin e Përgjithshëm Kombëtar të 3 bashkive: Tiranë, Dibër dhe Përrenjas, duke e çuar kështu në 19 numrin e bashkive që kanë të miratuar planet e tyre vendorë.

Takimi i FBPV-së për hartimin e PPV-ve për Bashkitë Malësi e Madhe, Mat dhe Tropojë

13/04/2017

Referuar VKM-së Nr. 671 datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, Neni 2 përcakton se:

Lancohet botimi në shqip i axhendës së re urbane, Gjermeni: Orienton zhvillimin e qyteteve

11/04/2017

Pak muaj pas miratimit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban (Habitati III) në Quito, (Equador), Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me UN Habitat 3, lancuan  botimin në gjuhën shqipe të Axhendës së Re Urbane.

Dëgjesë Publike mbi Fazën e Strategjisë Territoriale të hartimit të PPV-së, Bashkia Tropojë

07/04/2017

Në sallën e Këshillit të Bashkisë Tropojë, më datë 07.04.2017, ora 11:00, u mbajt dëgjesa publike mbi “Prezantimin e dokumentit të Strategjisë Territoriale” dhe dokumentin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për bashkinë Tropojë.

Mirëmëngjes Tirana!

06/04/2017

6 muaj më parë, në Tetor 2016, 65 krerë  Shtetesh dhe Qeverish, Ministra dhe Përfaqësues të Lartë, u mblodhën në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban (Habitati III) në Quito, me pjesëmarrjen e qeverive rajonale dhe lokale, parlamentarëve, shoqërisë civ

Ftesë për pjesëmarrje në Takimin e Parë Kombëtar në kuadër të projektit BRIGAID më 21/04/2017

03/04/2017

Në datën 21 Prill 2017, do të zhvillohet takimi i Parë Kombëtar për Krijimin e Rrjetit të Bashkëpunëtorëve në kuadër të projektit BRIGAID ( Bridging the Gap for Innovations in Disaster Resilience). Ky projekt është pjesë e programit “Horizon2020” i Komisionit Europian, ku Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është përzgjedhur partnere.

Njoftim për pezullim të përkohshëm të funksionimit të Regjistrit të Integruar të Territorit

28/03/2017
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) ju  njofton se Regjistri i Integruar i Territorit (RIT) do të jetë përkohësisht jashtë shërbimit (offline), pasi do të realizohet transferimi i të dhënave të tij në një infrastrukturë të re fizike, pranë AKSHIT.

MZHU udhëzim bashkive për procedurat e zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore

28/03/2017

Me miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, 43 prej të cilave do të jenë gati për 43 bashki deri në fund të vitit 2017, rritet edhe përgjegjësia e bashkive lidhur me procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

Faqet