Taulant Dano

Përgjegjës në Sektorin e Monitorimin e Zbatimit të Planeve Vendore - Drejtoria e Planifikimit Vendor

Email: Taulant.Dano@planifikimi.gov.al

Z. Taulant Dano, lindur në Dhjetor 1973¸ ka përfunduar studimet universitare në “G. D’Annunzio” Pescara të Italisë dega arkitekturë duke u regjistruar edhe në regjistrin kombëtar të arkitektëve në Shqipëri dhe Itali. Në vitin 2006 merr edhe titullin doktor në arkitekturë.

Me një eksperiencë të gjatë në fushën e arkitekturës, Z. Dano ka ushtruar profesionin e tij si projektues, planifikues urban dhe zbatues që pas përfundimit të studimeve universitare si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.

Si pjesmarrës në mjaft grupe pune dhe projekte të rëndësishme në fushën e planifikimit, Z. Dano ka kryer edhe rolin e drejtuesit. Bashkëpunimi dhe organizimi i projekteve të ndryshme italo – shqiptare ka rezultuar mjaft i frytshëm dhe ka rritur kompetencat organizative të Z. Dano si në fushën e projektimit ashtu edhe në atë të zbatimit.

Zotëron mjaft mirë gjuhën italiane dhe mesatarisht atë angleze