Prezantimet e Planeve Kombëtare me Universitete, Agjenci, Shoqata dhe Organizata të ndryshme publike dhe private

  1. Plani i Përgjithshëm Kombëtar
  2. Plani i integruar ndërsektorial i brezit bregdetar
  3. Plani i integruar ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës

Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Plani i integruar ndërsektorial i brezit bregdetar dhe Plani i integruar ndërsektorial i zonës ekonomike Tiranë-Durrës, janë nisma të ndërmarra nga qeveria Shqiptare, me propozim të Ministrisë së zhvillimit urban, në Tetor të vitit 2013.

Nisën të hartohen, jo vetëm si detyrim dhe garanci ligjore, korniza bazë tek të cilat orjentohen të gjitha planet e përgjithshme vendore, por edhe si një nevojë për zhvillimin e qëndrueshëm urban, ekonomik, socila e mjedisor në territorin Shqiptar.

Në proçesin e gjatë të hartimit të planeve të rëndësishme Kombëtare, janë realizuar koordinimet dhe bashkëpunimet e ngushta të strategjive sektoriale të hartuara nga çdo ministri, si pjesë e domosdoshme e këtij proçes.

Në të njëtën kohë ka pasur dhe marrdhënie e shkëmbime eksperiencash, studimesh dhe kërkimesh shkencore, me metodologji të ndryshme në proçesin e hartimit të planeve, nga ekspert e profesionist ndërkombëtar e lokal.

I gjithë ky proçes ka qenë gjithnjë transparent me publikun përmes organizimit të prezantimeve të planeve në faza të ndryshme të përgatitjes së tyre, si dokumentave të Analizës, Politikave, Vizionit dhe Planeve. Gjithashtu çdo takim me aktorë, agjenci, organizata, universitete, shoqata dhe institucione të tjera shtetërore dhe private, janë bër publike përmes botimit në Regjistrin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së zhvillimit urban dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Për më shumë informacion, lexo përmbledhjen e komenteve të çdo takimi: