Piro Anastasi

Specialist në Sektorin e Planifikimi të Bashkërenduar  - Drejtoria për Zhvillimin e Territorit

Email: piro.anastasi@planifikimi.gov.al

 

Z. Piro Anastasi ka lindur më datë 10 Gusht 1953.

 

Z. Anastasi është specialist në sektorin e Planifikimmit të Bashkërenduar, në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Më parë ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin privat Albanian University, në Fakultetin e Arkitekturës, si specialist në Drejorinë e Planifikimit Urban e Kontrollit të Territorit, në Ministrinë e Transportit dhe Punëve Publike, drejtor ekzekutiv dhe arkitekt i Zyrës së Projektimit, tek shoqëria e ndërtimit dhe projektimit “Pegaso” sh.p.k., arkitekt-urbanist në Zyrën e Urbanistikës dhe Projektimit, në Bashkinë Tiranë dhe në Institutin e Studimeve të Urbanistikës dhe Arkitekturës, arkitekt interieri në Muzeun Historik Kombëtar dhe inxhinier zbatues në Ndërrmarrjen e Ndërtimit Pogradec.

 

Z. Anastasi ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1977.

 

Zotëron gjuhën italiane dhe angleze.