Mirzeta Kashnica

Specialiste në Sektorin e Planifikimit të Bashkërenduar - Drejtoria për Zhvillimin e Territorit

E-mail : mirzeta.kashnica@planifikimi.gov.al

 

Mirzeta Kashnica ka lindur në Fier, më datë 19 Maj 1989.

 

Punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) që nga Qershori 2015.

Ka eksperience pune në sektorin privat, në fushën e planifikimit dhe politikave urbane.

 

Ka mbaruar studimet e larta me gradën Master Shkencor në Planifikim Urban dhe Menaxhim Mjedisor, Fakulteti i Planifikimit Urban pranë Universitetit Polis (Tetor 2007 – Korrik 2012).

Gjatë periudhës së studimeve është angazhuar si asistent pedagoge në lëndë të Planifikimit të Transportit dhe Dizajnit Urban si dhe ka qënë pjesë e grupeve të punës në hartimin e Planeve Vendore.

Aktualisht ka fituar të drejtën me burse të plotë studimi nga Ministria e Puneve të Jashtme Hollandë, për të vazhduar studimet postuniversitare Master në Menaxhim dhe Zhvillim Urban në Erasmus University Hollandë (2016-2017).

 

 Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe mesatarisht atë franceze.