Malvina Ferra

Specialiste në Sektorin e Jetësimit të Prioriteteve - Drejtoria e Planifikimit Vendor

Email: malvina.ferra@planifikimi.gov.al

Malvina Ferra ka lindur më datë 18 Maj 1991.

Znj. Ferra ka kryer studimet e larta për arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës. Punon pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që prej Shkurtit 2016.  Ka bërë praktikë pranë AKPT në periudhën Korrik – Tetor 2015. Në periudhën Nëntor 2015 – Janar 2016 ka punuar si Arkitekte në studio projektimi.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.