Lule Markeçi

Drejtore – Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Email: Lule.Markeci@planifikimi.gov.al

Lule Markeçi, lindur në Gusht 1959 në Dibër, ka përfunduar studimet e larta në vitin 1980 në Institutin e Lartë Bujqësor për Ekonimist Kontabël, për të filluar eksperiencën e punës në sektorin e financës në Minierën e Kromit Bulqizë.

Që nga eksperienca e parë në punë në vitin 1980 dhe deri në vitin 2002 Zj. Markeçi ka mbajtur pozicione të larta në sektorin e financës në rrethin e Dibrës duke zgjeruar eksperiencën në fushën e financës.

Nga viti 2003 dhe deri në vitin 2014 Zj. Markeçi ka ushtruar profesionin e financieres pranë Bashkisë së Tiranës, duke mbajtur edhe pozicione të larta drejtuese në këtë institucion. Eksperiencën në fushën e financës e ka pasuruar dhe falë trajnimeve të shumta për menaxhimin financiar, drejtimin ekonomik të institucioneve, kontabilitetit dhe auditit të brendshëm.

Zotëron mjaft mirë gjuhën ruse.