Linda Selfo

Specialiste e Sektorit të Asistencës për Regjistrin - Drejtoria e Regjistrit të Zhvillimit të Territorit

Email: Linda.Selfo@planifikimi.gov.al

Linda Selfo, lindur në Maj 1981 në Tiranë, ka mbaruar studimet universitare në vitin 2004 në Fakultetin e Histori – Filologjisë, Dega Gjeografi, si specialist gjeograf dhe në vitin 2011 ka përfunduar studimet Master po në këtë fakultet për Menaxhim Mjedisor (Vlerësim mbi ndikimin në mjedis).

Eksperienca e punës për Zj. Selfo fillon me përfundimin e studimeve universitare si specialiste GIS në Institutin e Hidrometereologjisë për të vazhduar më pas në punësimin e saj për përiudhën kohore 2007 – 2010 në Projektet e Bankës Botërore dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si Projekti i Zhvillimit të Burimeve Natyrore dhe Projekti Ngritja e Kapaciteteve në Prioritetet e Strategjisë së Biodiversitetit dhe Planit të Veprimit duke mbajtur pozicione te ndryshme nga administrotore deri në asistente koordinatore.Eksperienca në këto projekte përfundon në vitin 2010 me fillimin e punës në Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

 

 

Zotëron mjaft mirë gjuhën angleze dhe atë italiane.